E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili nis “count doën”-in

Brazili ka nisur numërimin mbrapsht për Kupën e Botës 2014, edhe pse duhen ende 1 mijë ditë para fillimit të turneut më të madh të futbollit. Presidentja Dilma Rusef i dha nisje count doën-it në një stadium në Belo Horizonte, përkrah legjendës së futbollit Pele, që është dhe ambasadori i Brazilit për Kupën e Botës. Zonja Rusef premtoi se stadiumet e reja dhe përmirësimet e tjera në infrastrukturë do të jenë gati në kohë, pavarësisht vështirësive të shumta dhe vonesave. Turneu do të hapet më 12 qershor të vitit 2014. Deri atëherë Brazili duhet të ndërtojë ose ristrukturojë 12 stadiume. Shumë prej tyre janë mbrapa me planin për shkak të buxhetit. Ndërsa në raste të tjera, punëtorët e ndërtimit kanë qenë në grevë, përfshirë ata të stadiumit legjendar “Maracana” në Rio de Zhaneiro, ku do të luhet finalja

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›