GDP rritet 5 për qind
Gjatë vitit 2010, ekzekutimi i buxhetit është realizuar në masën 93 për qind.
Ministri në largim i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, në prezantimin e raportit për këtë ministri për vitin 2010, tha se ekzekutimi i buxhetit ka arritur standardet e shteteve evropiane.
Për më tepër ai ka theksuar se gjatë vitit 2010, Kosova ka shënuar rritje të GDP-së për 5 për qind dhe kjo ka ardhur kryesisht nga konsumi, investimet dhe eksporti. Në rritjen e GDP-së ka ndikuar konsumi, investimet dhe eksporti.
“Në rritjen e kësaj kanë ndikuar konsumi, investimet e huaja dhe eksporti, përkatësisht investimet kanë ndikuar me 40 për qind, konsumi me 40 për qind dhe eksporti me 20 për qind”, thotë Shala.
Sistemi bankar në Kosovë edhe gjatë vitit 2010 ka vazhduar të qëndrojë stabil, duke shënuar një trend të rritjes së depozitave me një intensitet më të madh për 7 për qind dhe nivel të kreditit për 11 për qind më të lartë. Ministri në largim Shala ka përmendur edhe një të dhënë nga FMN, i cili tregon gjendjen e ekonomisë së një vendi dhe elemente krahasuese.
Në këtë raport Kosova është më e larta nga shtetet e rajonit për nga përqindja e zhvillimit ekonomik me 4.5, duke lënë Serbinë me 2.8 për qind, Mali i Zi me zero, Kroacinë me zero etj., derisa mesatarja e BE-së ka qenë 3.5 për qind.
Synim i ekzekutivit të vendit për vitin 2011 do të jetë vënia nën kontroll e veriut të vendit, që sipas Shalës në këtë drejtim ka një bashkëpunim si me institucionet vendore ashtu edhe me ato ndërkombëtare.