SHBA-të apelojnë për zgjedhje të reja në Egjipt

Nga Express më 30 janar 2011 në ora 16:52
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, i ka bërë thirrje presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Clinton ka kërkuar nga Mubarak zbatimin e reformave të thella, në përgjigje të protestave masive që kanë përfshirë vendin.
Kryediplomatja amerikane tha se ushtria, të cilën Mubarak e ka nxjerrë në rrugë për të qetësuar trazirat, duhet të tregojë përmbajtje ndaj protestuesve paqësorë.
Ajo tha se emërimi i Omar Suleimanit në postin e zëvendëspresidentit shënon një “fillim” në reformat politike, por këmbënguli se duhet bërë shumë më shumë.
Clinton tha se Uashingtoni nuk po e shqyrton mundësinë e ndërprerjes së ndihmave për Kajron.