E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Skënder Gjinushi, nomenklatura e Enver Hoxhës, kritikon drejtimin e PS nga Edi Rama

12-01-2011 / Gazeta 55

“Opozita reagoi dobët, i krijoi terren Berishës”       

Aleatet e Partisë Socialiste janë të pakënaqur me mënyrën se si selia rozë po i bën opozitë qeverisë. Pakënaqësitë janë shprehur publikisht nga kreu i Socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, një prej figurave të së majtës që prej kohësh po mban një qëndrim kritik ndaj aleatit të tij të madh, kryesocialistit Edi Rama.
Duke u pozicionuar hapur kundër aksioneve të paqarta politike të ndërmarra që pas humbjes në zgjedhje, Gjinushi tha se opozita po humbet besimin e mbështetëseve te saj.
“Opozita ka vetëm një faj, tolerancën e tepruar deri në lejimin e nëpërkëmbjes së të drejtave të saj kushtetuese. Sot të gjithë e kuptojnë se kriza është për shkak të agresivitetit të pakontrolluar të shumicës, të dobësisë së pajustifikuar të opozitës, dhe të oportunizmit në disa institucione kombëtare. Me qeverinë aktuale s’ka transparencë as për votën, as për milionat e vjedhura në rrugën e kombit, nga hajdutët e kombit, as për privatizimet e paligjshme, as për përmbytjet, as për Gërdecin, as për dështimin e Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat. Me këtë qeveri nuk ka të ardhme”, tha Gjinushi.
Por përveç pakënaqësive me mënyrën e të bërit opozitë nga Partia Socialiste dhe opozita, Gjinushi ka kërkuar largimin e qeverisë dhe rikonfigurimin e parlamentit dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›