E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra: Reagim zyrtar, pasi të shprehet Dick Marty

12-01-2011 / Gazeta 55


Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Zvicrës është mbledhur të hënën dhe të martën për të diskutuar rreth raportit të anëtarit të Parlamentit të Zvicrës, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Dick Marty.
Siç kanë bërë të ditur agjencitë zvicerane të lajmeve të martën në mbrëmje, edhe pas mbledhjeve të mbajtura për dy ditë me radhë, Komisioni për Politikë të Jashtme nuk ka mundur dhe s`ka dashur që të shprehet rreth raportit të Martyt për Kosovën duke arritur kështu tek përfundimi që ky Komision do të shprehet për këtë raport vetëm pasi ta ketë dëgjuar gojarisht Dick Marty-n dhe pasi ky do të përgjigjet në pyetjet e kolegëve të tij. Agjencitë zvicerane të lajmeve kanë njoftuar që Parlamentari i FDP-së zvicerane nga Tesini, në raportin e tij ka bërë akuza të rënda në drejtim të Kryeministrit në largim të Kosovës, Hashim Thaçit kurse ky i dyti i ka hedhur poshtë dhe i ka quajtur si të pavërteta dhe monstruoze vlerësimet e Martyt.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›