E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Tolaj ofron dorëheqje

Nga Express më 18 dhjetor 2010 në ora 12:04

Pas nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Naser Rugova, edhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Sejdë Tolaj ka ofruar dorëheqjen e tij, në shenjë pakënaqësie me rezultatet e LDD’së në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.

“Këtë dorëheqje e ofroj si akt moral për shkak të mossuksesit të partisë në zgjedhjet parlamentare. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare e kanë lënë LDD’në jashtë parlamentit të vendit, pasi që nuk ka kaluar pragun zgjedhor prej 5 për qind”, thuhet në tekstin e dorëheqjes.

Tolaj kërkon që analizimin e shkaqeve për rënien e elektoratit të LDD’së në zgjedhjet e së dielës, ku kjo parti ka shënuar rënie për 40 mijë vota.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›