Edhe Udinese në garë për Shaqirin

Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 11:29
Udinese është skuadra e fundit që i është shtuar ‘trenit’ të ekipeve të interesuara për Xherdan Shaqirin. Uebfaqja zvicerane 4-4-2 shkruan se klubi italian është në kërkim të një futbollisti ofanziv, për ta përmirësuar këtë repart.
Ekipi i Francesco Guidolinit është dobësuar pas largimit të Alexis Sanchezit e Gokhan Inlerit, kështu që bardhezinjtë do të tentojnë ta mbushin zbrazëtinë e lënë nga kjo dyshe. Përfaqësuesi zviceran vlerësohet 10 milionë euro nga skuadra e tij, Basel.
Përpos Udineses, interesim për 19-vjeçarin kanë zgjuar edhe Roma, Lazio, Milan, Inter e Napoli në Itali, Manchester United e Liverpool në Angli dhe Bayern Munich, Hamburg e Borussia Dortmund në Gjermani.