E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Vlora u ktheu kurrizin fytyrave më të nxira të politikës shqiptare

Nuk është për t’u çuditur se përsëri Edi Rama dhe hordhia e tij e çmendur për pushtet dështuan me turp në Vlorë, ashtu si do të dështojnë me turp edhe në Tiranë me 20 Nëntor. Anipse të gjitha ato të ashtuquajtura mitingje dështuan në Tiranë, Elbasan, Berat, Shkodër etj, në monologjet e tyre të pakuptimta, me kokëfortësi vazhdojnë në rrugën e tyre të turpit kundër interesave kombëtare. Megjithëse me një servilizëm që kalonte etikën njerëzore, fytyrat më të vrerosura të politikës shqiptare, zbarkuan në Vlorë si Rama, Ngjela, Gjinushi, Veliaj, Ruçi, Dokle dhe një tufë njerëzish të transportuar me autobuzë nga rrethet e ndryshme të Shqipërisë. Me britma të çjerra të urrejtjes kundër lirisë dhe demokracisë, ata lëshuan thirrje antikushtetuese për përmbysjen e qeverisë demokratike ashtu si në vitin 1997. Kishte shumë kohë që Sheshi i Flamurit nuk i kishte parë hordhitë ogurzeza të bandës së Çaushëve. Prandaj edhe Vlora u ktheu kurrizin. Sheshi ishte i zbrazët si asnjëherë tjetër. Megjithë përpjekjet e ekraneve të Edi Ramës për të montuar këtë miting fatkeq, megjithë kakarisjet e Spartak Ngjelës duke ngritur oreçast syzet, përdredhjet e Erion Velisë si travesitët, ulërimat e Ramës, klithmat e Namikut, kërcënimet e Ruçit, shqiptarët panë me sytë e tyre maskaradën e radhës të çmendurisë komuniste. Megjithëse me shumë “superlativa” për Vlorën, gjuha e tyre e gjarprit kundër Shqipërisë dhe demokracisë nuk pushoi së nxjerri vrer. Kurrkush nuk mundet të besonte disa dekada më parë, se një ditë Spartak Ngjela, ish-hetuesi i sigurimit komunist të Enver Hoxhës për Vlorën në atë kohë, “i burgosuri politik” i paranojës së diktatorit, çuni i bllokut, një ditë në kohën e demokracisë do të bëntë thirrje që përsëri në Vlorë të përsëritej ’97-a. Duhet të përsëritet 97-a për Spartak Ngjelën, pasi plaku trutharë ka parë në ëndërr se nën poturet e Edi Ramës do të bëhet ministër ashtu si u bë një herë në vitin e mbrapshtë. Anipse Vlora më tepër se asnjë trevë tjetër e Shqipërisë u la me gjak nga bandat e armatosura të inicuara nga Ramiz Alia, Skënder Gjinushi, Gramoz Ruçi e një bandë e tërë kriminelësh të diktaturës komuniste. Qindra nëna e motra vlonjate u veshën në të zeza, se ish-kriminelët e diktaturës komuniste kërkonin pushtetin e humbur. Ministri i ish-Sigurimit komunist Gramoz Ruçi përsëri në ’97-n, u vu në shërbim të ustait të tij të vjetër Ramiz Alisë. Natën e 3 Korrikut, menjëherë pas zgjedhjeve të 28 Qershorit, lugati komunist u ngrit në Fier. Fantazma e masakrës së 2 Prillit që përgjaku Shkodrën me 2 Prill 1992, frikshëm u shfaq edhe njëherë tjetër përpara shqiptarëve. Skënder Gjinushi,i biri i “Golikut”gjenerali kriminel i Enver Hoxhës, me simbolin serb të “tre gishtërinjve”, bënte thirrje në Vlorë për të marshuar mbi Tiranën. Në sinkron, me atë kohë të vështirë për Vlorën, i biri i gjeneralit kriminel të Hoxhës, ekzekutorit të Masakrës së Buzëmadhes në Kukës, i vrasjeve pa gjyq, pushkatimeve masive, djegieve dhe plaçkitjeve të Dibrës, Lumës, Hasit, Malësisë së Gjakovës, Kosovës, ministri komunist i Ramiz Alisë është më aktiv se asnjëherë tjetër. I mbetur pa asnjë ofiq e pushtet, pasi partia e tij imagjinare u shpartallua në zgjedhjet e 28 Qershorit, ai po provokon destabilizim.
Dhe sot në kohën kur Shqipëria ka hyrë në NATO dhe është renditur me 27 shtetet më të fuqishme të botës, në kohën kur Shqipëria po fiton statusin e vendit-kandidat për në BE, në kohën kur shqiptarët do të lëvizin pa viza në hapsirën Shengen, një grup aventurierësh të çmendur për pushtet kërkojnë ta dërgojnë Shqipërinë vite prapa në kohën e revolucionit bolshevik vetëm se liliputët e politikës shqiptare duan karrike dhe të sundojnë mbi popullin.
Por Sheshi i Flamurit ishte pothuajse i zbrazët... Nata po binte dhe këta lugetër të ngritur nga e kaluara komuniste u vodhën me bishtin ndër shalë drejt makinave luksoze, duke i lënë të ardhurit nga rrethet e tjera të Shqipërisë në mëshirën e fatit. Vlora i përcolli me përçmim. Ne, ish-të përndjekurit politikë kemi të drejtën t’i urrejmë këta njerëz që po përpiqen të pengojnë Shqipërinë të ecë drejt të ardhmes europiane. Ne, që kemi vuajtur regjimin më kriminal që bota ka parë ndonjëherë në historinë e vet, kemi lënë jetën, rininë, njerëzit tanë që akoma xhelatët komunistë nuk po tregojnë varret, ne, që jemi flijuar për lirinë e demokracinë, nuk mundet të lejojmë që një grusht njerëzish të sëmurë me reminishencat e diktaturës komuniste, të marrin peng të ardhmen tonë të përbashkët. Thirrjet antikushtetuese për rrëzimin e qeverisë demokratike me mjete të dhunshme përbëjnë një kërcënim të hapur për demokracinë, por nga ana tjetër janë një veprim i dënueshëm nga ligjet e shtetit demokratik. Qëndrimi i opozitës duke bojkotuar Parlamentin për interesat personale të Edi Ramës në momentet kur Shqipëria e monitoruar nga faktori ndërkombëtarë është në fazën e përmbylljes së detyrimeve për integrimin, do të mbetet në historinë e shqiptarëve, një faqe e zezë për të majtën ish komuniste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›