Andora njeh pavarësinë e Kosovës

Principata e Andorës bëhet vendi i 76 që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Lajmi iu komunikua nëpërmjet një letre të autoriteteve të shtetit të vogël mes Francës dhe Spanjës drejtuar ambasadës kosovare në Bruksel ku bëhej i ditur vendimi në fjalë.
Njohja ka ardhur disa javë pasi diplomacia kosovare shpalosi idenë e hartimit të një strategjie veprimi për të shtuar në maksimum njohjet e reja.