E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza në Greqi, sindikatat e punëtorëve në grevë

Sindikata Kombëtare e Punëtorëve në Greqi po zhvillon një grevë 24 orëshë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për privatizimin e disa sektorëve.

Greva mbështetet edhe nga punonjësit e sektorit publik, të cilët u kanë bërë thirrje edhe punonjësve të tjerë që të bëhen pjesë e grevës.

Ndërkohë mediat greke raportojnë se gjatë grevës do të mbyllen bankat, dhe spitalet, ndërsa punonjësit e administratës civile nuk do të paraqiten në detyrë.
 

Mësohet se grevës i janë bashkuar edhe punonjësit e radios dhe televizionit publik.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›