E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe anglezët në radhë për Maikon

Mjafton një sinjal dhe tri skuadra të mëdha kanë trokitur në derën e Interit për të kërkuar Maikonin: Reali, Mançester Siti e Çelsi. Të tria klubet kanë përgatitur ofertat që do t‘ia prezantojnë Moratit. Braziliani ka dhënë "ok" për transferimin në një nga këto tri skuadra. Perez është gati të ofrojë 20 milionë euro plus Shnajder. Sheikët e Sitit ofrojnë sulmuesin Elano plus 10 milionë euro. Interi kërkon më shumë. Tratativa që e çon te Çelsi mund të përfundojë në shkëmbim të portugezëve Deko dhe Karvajo.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›