Milan mund Lionin dhe rrëmben Sisokon
Sipas të përditshmeve portugeze "A Bola" e "OJogo", gjatë natës së të shtunës Milani ka përfunduar blerjen e Ali Sisokos, mbrojtësit të krahut të Portos. Falë një vizite të shpejtë në Oporto, Galiani ka fituar konkurrencën me Lionin, që ofronte 10 milionë euro dhe ka siguruar franko-senegalezin për 15 milionë euro (9 do t‘i shkojnë klubit që ka kartonin e tij). Sisiko ka firmosur një kontratë 5-vjeçare dhe do të fitojë rreth 1 milion euro në sezon. Portos do t‘i shkojë edhe 1 milion për çdo titull të fituar nga Milani me lojtarin e saj.