Fernando Torres drejt Mançester Junajtid
Fernando Torres është objektivi kryesor i merkatos së Mançester Junajtid. Sipas tabloidit britanik "Sunday Express", Aleks Ferguson ka individualizuar te sulmuesi i Liverpulit zëvendësuesin ideal, edhe pse në një rol të ndryshëm të Kristiano Ronaldos. Për sa u përket të tjerave, "Red Devils"-at mund të mbështeten te më shumë se 90 milionë eurot e arkëtuara për shitjen e talentit portugez te Reali i Madridit. Dhe Torres, kampion Evrope me Spanjën, do të garantonte një tranzicion pa dhimbje pas lamtumirës së CR7.