E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe dy viktima në fatkeqësi trafiku

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 19:44

Sërish përgjaken rrugët e Kosovës. Javëve të fundit, mesatarisht çdo ditë humb jetën nga një person nga aksidentet në komunikacion.

Edhe dy persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë natës ndërmjet të enjtes dhe të premtes në fshatin Lubeniq, në magjistralen Pejë-Deçan.

Aksidenti i rëndë ku janë përfshirë tri vetura, Audi B4 më targa GI QQ 600, vetura Audi 89 dhe vetura Opel më targa të Kosovës.

Sipas policisë, nga hetimet e para dyshohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur kur vetura Audi B4, ishte duke qarkulluar nga drejtimi Deçan-Pejë, dhe është përplasur në veturën Audi 89, i cili ishte duke qarkulluar rrugës nga drejtimi Pejë-Deçan, kurse nga goditja, automjeti Audi 89 përplaset në veturën Opel (veturën e tretë në aksident). Në këtë aksident, në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur ngasësi i veturës Audi 89 i moshës 61 vjeç, dhe pasagjerja bashkëshortja e tij e moshës 57 vjeç nga fshati Pobergj-Deçan.

Në këtë aksident, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe pasagjerja të cilit ishin në veturën Opel, e të cilit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

Trupat e pajetë të viktimave u janë liruar familjareve më urdhër të prokurorit për ceremoninë e varrimit.

Vozitësi i veturës Audi B4 rreth 30 vjeçar nga Peja, është arrestuar dhe më urdhër të prokurorit është ndaluar. Aksidenti është në procedim nga Njësiti i Hetuesisë, Trafiku Rajonal Pejë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›