E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të kemi një shëndet më të mirë

Me rastin e shënimit të 7 prillit Ditës së shëndetit botëror, Komuna e Prishtinës, Zyra e OBSH-së në Kosovë dhe Habitat kanë organizuar një sërë aktivitetesh me moton “1000 Qytete 1000 Jetë”.

Skënder Syla, shef i Zyrës së OBSH-së për Kosovë, ka thënë se Dita Botërore e Shëndetit përçon mesazhin e rëndësisë që ka shëndeti për një jetë të lumtur dhe të begatshme.

“Mesazhi kryesor është shëndeti urban ka rëndësi, ndërsa ky mesazh iu drejtohet autoriteteve komunale, të gjitha vendeve të botës, por edhe qytetarëve të zakonshëm që të kujdesen për shëndetin, ku secili në vend se të bëjë dy–tri kilometra t’i bëjë me makinë mund t’i bëjë këmbë, hapësirat, po ashtu në trotuare mund të largohen automjete që të jenë në dispozicion të këmbësorëve, po ashtu që komuna të rregullojnë plane urbanistike në mënyrë që të kenë qasje të lehtë dhe të lirë të gjithë qytetarët dhe qytetarët, të cilat jetojnë të jenë sa më pak të ndotur prej gazrave të ndryshme që mund të lëshohen nga automjetet”, ka thënë Syla.

Me rastin e kësaj dite, rruga “Luan Haradinaj” është mbyllur për qarkullim të automjeteve dhe është e hapur për qytetarë, ku do të ketë aktivitete të ndryshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›