Të gjitha urgjencat e spitalit do të jenë në një godinë të vetme
Për të ulur fluksin e pacientëve në urgjencë, por nga ana tjetër edhe për të krijuar një lirshmëri në disa nga pavijonet më të mbingarkuar të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", dy muaj më parë është hedhur një tjetër ide. Ajo e ngritjes së një minispitali, vetëm dhe posaçërisht për pritjen e urgjencave.
Kjo do të jetë një urgjencë e madhe polivalente brenda ambienteve të spitalit "Nënë Tereza", e cila do të shërbejë si qendër pritëse, ndihmëse për të gjitha rastet e "shpejta". Urgjenca e dytë, mendohet të jetë një zgjidhje imediate për problemin e mbingarkesës dhe të fluksit të pacientëve, që grumbullohen çdo ditë në QSUT.
Kjo, deri në përfundimin e ndërtimit të spitalit rajonal të qytetit të Tiranës. Sakaq, pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë ka inauguruar spitalin "luksoz", masterplanin e QSUT-së, i cili u pagëzua si godina e operacioneve moderne. Por nga ana tjetër kjo godinë duhet t‘i nënshtrohet fazës së dytë, asaj të pajisjes me aparatura, tenderi për të cilat, sipas drejtuesve të Shëndetësisë, është hapur. Megjithatë, kjo godinë e re spitalore nuk do të vijë në shërbim të pacientëve të paktën deri para vitit të ri.