E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe kongresi i së shtunës si asambleja. Gjithçka në terr

Punimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste që do të mbahet të shtunën do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Kryesia e Partisë Socialiste, e mbledhur mbrëmjen e së mërkurës për rreth pesë orë, vendosi ndër të tjera që punimet e organit më të lartë vendimmarrës socialist të mbahen pa praninë e mediave.   Gjatë mbledhjes së Kryesisë kjo çështje ngjalli debate mes anëtarëve, disa prej të cilëve, si Ben Blushi, Arben Malaj etj, që tashmë njihen si kundërshtarë të linjës së kryetarit Edi Rama, u shprehën për zhvillimin me dyer të hapura të punimeve të Kongresit të Jashtëzakonshëm të socialistëve.Mbledhja e kryesisë e PS-së, e thirrur pasditen e djeshme me kërkesë të disa anëtarëve të saj, rrëzoi edhe ndryshimet statutore të propozuara nga deputeti Ben Blushi. Paketa "Blushi" sikurse cilësohet nga mediat, përmban dhjetë pika dhe synon ndryshimin e shumë neneve të statutit. Platforma parashikon zgjerimin e hapësirave demokratike, të cilat sipas kritikëve të kryetarit Rama janë ngushtuar ndjeshëm nga ky i fundit.Propozimi për ndryshimin e statutit në nenin që nuk qartëson rikandidimin e kryetarit të partisë, në rast të dorëheqjes duket se do të jetë një nga pikat më të debatuara në Kongresin e Jashtëzakonshëm, pasi platforma kërkon rikonceptim për të drejtën morale për rikandidim. Një tjetër pikë synon rritjen e kompetencave të kongresit. Në të thuhet se kongresi i partisë analizon veprimtarinë e saj gjatë periudhës ndërmjet dy kongreseve dhe përcakton objektivat kryesore për të ardhmen. Pas mbledhjes së djeshme të kryesisë socialiste anëtari i saj Blushi konfirmoi vendimin për të mos kandiduar për postin e kryetarit të PS-së, sikurse përflitej në media. Sipas deputetit socialist ky vendim maturoi si pasojë e faktit se ai nuk ndan të njëjtin mendim me kreun aktual në detyrë Rama që kërkon, sipas tij, të mos pranojë humbjen në zgjedhje, edhe pse socialistët janë sërish në opozitë. Të shtunën (29 gusht) në Kongresin e Jashtëzakonshëm, pritet që përveç debatit lidhur me qëndrimin ndaj zgjedhjeve të 28 qershorit, kritikët e kryetarit Rama do të përpiqen të fusin për diskutim, edhe paketën me ndryshime në statutin e partisë

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›