E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Më lejoni të gënjej në emër të Ramës

Zëdhënësja e Kryesisë së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, vetëm pas 24 orësh arriti ta përmbyllte deklaratën e saj 2 minutëshe në lidhje me punimet e mbledhjes së mbrëmshme të kryesisë së PS-së. Me dëshirën e saj, apo me urdhër të Edi Ramës, ajo sot doli e tha një gënjeshtër madhe, sipas të cilës kongresi do të ishte transparent. Por vetëm kaq, duke fshehur nga ana tjetër faktin se në të vërtetë sipas vendimit të mbrëmshëm publiku do të mund të dëgjojë vetëm fjalën e Ramës, ndërsaj pjesa tjetër do të jetë tërësisht në terr. 

Kongresi i Partisë Socialiste do të jetë i hapur për mediat vetëm gjatë prezantimit të raportit mbi manipulimit që janë bërë me zgjedhjet e 28 qershorit dhe prezantimi i kandidatëve dhe platformave të tyre për drejtimin e Partisë Socialiste. Ky fakt bëhet i ditur nga zëdhënësja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli, sipas të cilës, kryesia ka vendosur të bëjë ndryshime të pjesëshme në statut dhe që do ti propozohen për miratim kongrsit të ardhshëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›