"Edhe në 2001, shqiptarët votuan logon e PD-së“
23/04/2005 Berisha: Jam në krye të partisë, se më votoi elektorati
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një intervistë të tij dhënë për "Zëri i Amerikës“ është shprehur i bindur për fitoren e partisë që ai drejton në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë intervistës, kreu demokrat ka shpjeguar dhe hapat e ndërmarra nga PD për hapjen me shoqërinë civile, apo të rikthimit të ish-themeluesve të saj. Sipas Berishës, qëndrimi i tij për një kohë të gjatë në krye të partisë ka ardhur si pasojë e besimit që ka pasur anëtarësia e partisë ndaj figurës së tij. "Unë mendoj se hapja nuk kufizon PD-në, por përkundrazi zgjeron shumë demokracinë e brendshme dhe mund të them se ky Kongres mblidhet me një axhendë tashmë të përcaktuar qartë: axhenda e këtij Kongresi është fitorja e shkëlqyer në zgjedhjet e ardhshme e Partisë Demokratike dhe e aleatëve të saj“, tha Berisha. Sipas liderit të PD-së, partia e tij ka fituar edhe në zgjedhjet e kaluara. "Janë shqiptarët ata, që katër vjet më parë votuan më shumë se këdo, logon e Partisë Demokratike dhe të Sali Berishës. Kjo natyrisht nuk nënkupton aspak mosndryshimin, e kundërta është e vërtetë, dmth., përpjekjet e mia për të ndjekur dhe për të qëndruar me kohën, kanë qenë dhe janë përpjekjet kryesore të jetës sime. Në këtë kontekst, mendoj se në thelbin tim, unë kam mbetur një njeri i përkushtuar ndaj qytetarëve. Natyrisht si parti politike, jemi përpjekur të realizojmë ndryshime të mëdha dhe thelbësore, sot kemi vërtet një koleksion të madh vlerash nga shoqëria civile, nga bota akademike, ish-themeluesit e saj. Unë mendoj se të gjitha këto janë elementë të ndryshimit tim, të partisë dhe në tërësi të faktorëve të tjerë", tha Berisha.
Marrë nga VOA