E Hënë, 2 Nëntor 2026

Degët e PS miratojnë emrat e Kryesisë

23/04/2005  Fieri, Shkodra, Berati, Elbasani, Vlora dhe Kukësi mbështesin listën e paraqitur

Gjatë takimeve vetëm pak degë kanë dhënë mendime ndryshe

Strukturat e Partisë Socialiste në rrethe të vendit janë përfshirë nga debate për zyrtarizimin e emrave të kandidatëve për deputetë. Pas vendimti të kryesisë disa ditë më parë, për të marrë dhe preferencat e strukturave të bazës për të 100 kandidatët për deputetë, të cilët u miratuan në parim nga anëtarët e Kryesisë, ka nisur dhe konsultimi me degët. Gjatë prezantimit të kandidaturave në rrethin e Vlorës, pas shumë debatesh të ashpra, janë miratuar pesë kandidaturat për këtë rreth. Debate kanë shënuar dhe rrethet si Kukësi, Librazhdi, Gramshi etj., në një kohë që nga anëtarët e Kryesisë po vijon prezantimi i emrave të tjerë në rrethe. Anëtarët e KZE-së në zonën 55 të Elbasanit kanë kërkuar që Agim Tato të rikandidojë sërish, për këtë i është dërguar një peticion qendrës socialiste. Pas prezantimeve dhe marrjes së rekomandimeve, debatet e socialistëve në bazë pritet të zëvendësohen nga debatet në mbledhjen e Kryesisë brenda javës që vjen, ku lista e kandidatëve do të marrë dhe formën e saj përfundimtare.

Vlora

Anëtarët e kryesisë së PS-së në Vlorë kanë zyrtarizuar emrat e kandidatëve socialistë për garën e zgjedhjeve të kësaj vere. Arben Isaraj, Arben Malaj, Mezan Malaj, Besnik Dervishi dhe Bashkim Habili do të jenë emrat që do t'i shkojnë për miratim Kryesisë Qendrore. Nga baza socialiste e Vlorës është kritikuar mospërfshirja e femarve në listën e kandidatëve. Sipas kryetarit të PS-së në Vlorë, Habili, “fitorja e PS-së në këto zgjedhje është mëse e sigurt dhe Vlora do të çojë në parlament plot 5 deputetë, duke fituar një mandat të tretë 4-vjeçar, me qëllim sigurimin e së ardhmes dhe garantimin e mjaft veprave të ndërmarra”. Ndërkohë, pas shpalljes së emrave, dega e PS-së Vlorë ka mbyllur debatet mjaft të mëdha qysh nga muaji janar, kur filluan dhe përfoljet e para për deputetë. Këto debate u ashpërsuan akoma më shumë me çarjen e PS-së Vlorë dhe kalimi i disa përfaqësuesve në partinë më te re, atë të LSI-së.

Fieri

Në Fier janë prezantuar nga anëtarët e Kryesisë së PS-së dy emra të rinj për deputet si Rajmonda Stefa, prefekte aktuale të qarkut Fier dhe Myzaljen Hoxha, kryetari i PS-së Fier. Ndërsa Albert Çaçi në zonën 66, Petro Koçi në 67, Fatmir Xhindi në 68, Blendi Klosi në zonën 70, dhe Ylli Bufi në zonën 69, janë sërish kandidat. Deputeti aktual i PS-së Koçi ka shpalosur dhe taktikën që socialistët do të përdorin në këtë zonë për të fituar votat e elektoratit. Sipas tij, “duke sulmuar LSI-në, e cila synon të aplikojnë formulën ‘që të mos marrë vota për partinë, por patjetër për deputetin’, duke i siguruar fitoren PD-së dhe rrëzuar atë të PS-së”.

Shkodër

Në Qarkun e Shkodrës janë prezantuar, nga zëvendëskryeministri Namik Dokle, 9 kandidatë, Ramadan Hasanaj, Lekë Çukaj, Zef Çuni, Pal Lera, Agron Çela, Tom Doshi, Nikolin Dedëvukaj, Paulin Stërkaj dhe Viktor Doda.

Vlorë

Arben Isaraj

Arben Malaj

Mezan Malaj

Besnik Dervishi

Bashkim Habili

Fier

Rajmonda Stefa

Myzaljen Hoxha

Albert Çaçi

Petro Koçi

Fatmir Xhindi

Blendi Klosi

Ylli Bufi

Shkodër

Ramadan Hasanaj

Lekë Çukaj

Zef Çuni

Pal Lera

Agron Çela

Tom Doshi

Nikolin Dedëvukaj

Paulin Stërkaj

Viktor Doda

Berat

Erion Braçe

Flamur Rogu

Marko Bello

Luan Memushi

Bashkim Fino

Aldon Shameti

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›