Papa falenderon Moisiun dhe Nanon
23/04/2005 Shenjtëria e tij Papa Benedikti i XVI-të, i ka dërguar mesazh falenderimi Presdidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, si dhe Kryeministrit Fatos Nano. Në mesazhin dërguar Kryeministrit Nano, Papa i ri ka falenderuar kreun e qeverisë shqiptare për mesazhin e dërguar pas vdekjes së shënjtërisë së tij Papa Gjon Pali II. Në mesazhin e Papa Benediktit të XVI-të shkruhej: "Ju falenderoj për mesazhin tuaj dhe uroj që kujtimi i Pontefikatit të shquar, shërbëtor besnik i Krishtit dhe i Kishës, të jetë një frymëzim për ata që kanë në zemër paqen midis popujve dhe dialogun e përzemërt midis besimtarëve, të cilëve Zoti u fal me zemërgjerësi mëshirën”. Ndërsa në mesazhin dërguar Presidentit Moisiu shprehej falenderimi për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në ceremoninë e varrimit të Papa Gjon Palit II, dhe për devotshmërinë dhe meshat që kanë mbajtur shqiptarët për vdekjen e Papës.