PD fut në garë 15 anëtarë të KOP

23/04/2005 Kryesia e Partisë Demokratike miratoi 300 kandidatët për Këshillin Kombëtar
Kongoli, Kadilli, Xhepa, Juka, Basha, Bregu etj., votohen në strukturat e larta
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi dje të miratojë emrat që do të hyjnë në garën e përzgjedhjes në Këshillin e ri Kombëtar. Gjithsej janë 300 emra, nga të cilët do të përzgjidhen 100 prej tyre, aq sa është dhe numri i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së. E veçanta e zgjedhjeve brenda PD-së kësaj here është se, veç kryetarëve të degëve në rrethe, anëtarëve të kryesisë etj., në garë për t'u zgjedhur në strukturat drejtuese të partisë do të përfshihen dhe disa prej anëtarëve të Komitetit të Orientimit të Politikave, struktura më e re e kësaj partie. Ndërsa themeluesit e PD-së, që tashmë janë kthyer në këtë parti, do të jenë anëtarë të Këshillit të ri.
KOP
Burime në PD shprehen se në listën e emrave që do të garojnë për anëtarë të Këshillit Kombëtar janë dhe një pjesë e anëtarëve të KOP. Të njëjtat burime konfirmojnë se Lulëzim Basha, Bardh Kadilli, Selami Xhepa, Tatjana Kongoli, Genc Juka, Majlinda Bregu etj., do t'i nënshtrohen votës së delegatëve të Kuvendit për t’u zgjedhur si anëtarë të Këshillit Kombëtar. Statuti i PD-së për cakton se vetëm anëtarët e partisë mund të konkurrojnë për në forumet e larta. Lulëzim Basha e ka deklaruar që më parë anëtarësimin e tij në partinë më të madhe të opozitës. Ndërkohë, me sa duket, të njëjtën gjë e kanë bërë dhe një pjesë tjetër e anëtarëve të KOP, ku në sy bie dhe emri i Tatjana Kongolit, e cila përpara dy vjetësh ka qenë në postin e drejtoreshës së Doganave shqiptare.
Të rikthyerit
Genc Ruli, Gramoz Pashko, Arben Imami, Preç Zogaj dhe disa emra të tjerë të rikthyerish pritet që të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar të demokratëve. Madje, burimet kanë bërë të ditur se për këta emra mund të mos ketë votim, pasi janë themelues të Partisë Demokratike, si dhe kanë krijuar një emër të konsiderueshëm tek elektorati shqiptar. Megjithatë kjo pikë do të ridiskutohet mes drejtuesve të PD-së për të marrë më pas një vendim konkret.
Statuti
Burime në PD shprehen se Kuvendi Kombëtar do të miratojë së pari ndryshimet në statut dhe më pas do të votojë për emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Mësohet se PD do të heqë përcaktimin e statutit mbi konkurrimin për strukturat e larta, duke hequr kriterin e anëtarësisë. Pengesa qëndron në faktin se teknicienët e KOP-it nuk kanë më shumë se tre apo katër muaj aktivitet politik në PD. Burimet shprehen se, nëse teknicienët, që kryesisht merren me hartimin e strategjive, do të zgjidhen në forumet drejtuese të PD-së. Në rast zgjedhjeje, ata do nuk do të jenë më pjesë e KOP, pasi kjo strukturë, megjithëse harton platformat e PD-së, sërish nuk është strukturë përbërëse e saj.