E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe në këto eliminatore në vendnumëro

E mbyllem me humbje këto eliminatore duke përsëritur fantazmën e eliminatoreve te EURO 2008 ku humbëm 6-1 në Bukuresht nga një Rumani me formacion modest. Mjaftohemi vetëm me vendin e 5-te në eliminatoret e Botërorit Afrike e Jugut 2010.

1 fitore, 4 barazime, 5 humbje: 6 gola të shënuar për 13 të pësuar. Si përfundim, vetëm 7 pikë. Shifrat tregojnë qartë se çfarë fature duhet të paguajë FSHF dhe tifozeria kuqezi nga porosia e Ari Han dhe Josip Kuzhe që kushton vetëm me vazon e peste për eliminatoret e Euro 2012.

Po si ka qenë ecuria e kombëtares në këto eliminatore?
Pas hedhjes se shortit do të pozicionoheshim në grupin e pare me skuadra si: Danimarka, Portugalia, Suedia, Hungaria dhe Malta. Arritja e një kualifikimi dukej i vështirë, por jo i pamundur. Ari Han ishte ai që besonte më shumë se të tjerët sepse mendonte se njihte me mire ekipin por jo mentalitetin e futbollit shqiptar.

Eliminatoret i nisem me një barazim surprizë në shtëpi me as me pak e as me shume por me Suedine e Ibrahimoviçit. Një fitore 3-0 me modestet Maltës në “Qemal Stafa” do te ruante ecurinë e rezultateve pozitive ne dy ndeshjet e para. Fillim i mbare me 4 pike dhe për një muaj gjendeshim ne qiellin e shtate pasi ishim te paret ne grup. Ne ndeshjen pasardhëse na priste Hungaria e Edvin Kuman, nje derbi trajnerësh qe vinin nga e njëjta shkolle futbolli si ajo holandeze. Objektivi ne këtë ndeshje ishte marrja e një pike pasi dihej forca e Hungarisë, por fatkeqësisht u mundem me dy gola për faj te gabimeve tona. Han do te thoshte se na mungoi fati.

Ndeshja e radhës do luhej ne token e “Brazilit te vogël” me luzitanët e Portugalisë dhe pretendimet ishin minimale. Ndodhi ajo qe nuk pritej: kuqezinjtë tane i rrembejne barazimin Portugalise. Te nesermen mediat europiane i thurnin elozhe kombetares sone. Prestigjozja spanjolle “AS” do te shkruante: “Shqiperia e fitoi boterorin e saj”. Endrra kuq e zi vazhdonte.

Kombetarja e vertete e Han duhet ta tregonte veten me Maltën nese ishte pretendente pasi kemi afersisht te njejtein nivel. Loje e dobet, pak raste dhe kthehemi nga LaValeta me nje pike. Opinioni sportiv do te hidhej i gjithi kunder Han se ishte ai humbesi kryesor. Nuk do te kalonte shume kohe dhe humja e radhes do te vinte. Hungaria na befason ne shtepi duke na mundur 0-1. Qendrimi ne krye te kombetares i Han po vihej ne dyshim. Ne ndeshjen e radhës na priste Danimarka qe ishte e uritur per fitore. 3-0 humbëm ndaj danezve dhe Han duhej te largohej. Pas nje takimi koke me koke me Duken, Ari Han jep dorheqjen duke na nxjerre bojen ne mediat europiane se ne Shqiperi nuk kishte kushte dhe ushqim cilesor.

Duke pare ecurine dhe rezultatet kerkohej nje trajner qe te kishte me shume kontakte dhe njohje me futbollin shqiptar. Trajneri i radhës do te ishte Josip Kuzhe. Dora e Kuzhe do te dukej pas nje fitore te thelle ne miqesoren me Qipron. Nen drejtimin e Kuzhe do te na shpëtonte në minutat e fundit barazimi me Portugaline. Në kjo ndeshje varej fati i Portugalisë për me tej.

Ne ndeshjen e fundit ne Stokholm përballë Suedisë u dorëzuam shpejt dhe morëm me vete plot 4 gola. 7 piket e marra ne keto eliminatore jane pak. I vetmi qe beson tek e ardhmja e kombetares eshte perseri trajneri.

Eleminatoret Euro 2012 nuk jane larg dhe masat duhen marre qe tani. Josip Kuzhe beson se ne keto eleminatore ne mund te marrim nje kualifikim historik edhe pse jemi ne vazon e 5-te. Po ju si mendoni a pretendohet me kete grup lojtaresh qe tregojne shume fytyresi nga njera ndeshje ne tjetren?

nga: ALMER TOSKA

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›