E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe në sondazhet që nxirrnin përpara Edvinin reflektohet prirja e PD për një epërsi të dukshme

Sondazhi i “Ora News”, thellohet prirja e elektoratit për rimandatimin e PD 

Partia Demokratike konfirmohet fituese e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009 edhe në sondazhin e fundit të publikuar mbrëmë në televizionin “Ora News” në bashkëpunim me IPR Marketing. Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin nesër, 42.6 % e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet i fiton Partia Demokratike, 39.6 % për Partinë Socialiste. Ndërkohë që Partia socialiste ka një rënie prej 3.4 %, krahasuar me sondazhet e mëparshme, LSI dhe G 99 respektivisht me 5.7 % dhe 3.5 %. 

Ndërsa për koalicionet 46.8 % e të anketuarve janë shprehur për koalicionin “Aleanca për ndryshim”, koalicioni “Bashkimi për ndryshim” ka marrë 43.8 %, koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” merr 7.5 %, koalicioni “Poli i Lirisë” merr 1.5 % dhe koalicioni PLIDR (Partia ligj për drejtësi) merr 0.5 %. 

Ndërkaq, për sa u takon problemeve më të mëdha, sipas shqiptarëve të intervistuar janë papunësia, korrupsioni dhe varfëria. 

Sondazhi është realizuar në data 8-11 qershor dhe në të janë pyetur 1659 qytetarë për të gjithë vendin. 

Marzhi i gabimit është 2.5 % për të gjithë vendin dhe 3.6 % për qarkun e Fierit. Në emision analistët dhe ekspertët e sondazheve kanë debatuar rreth situatës ku ndodhen partitë politike kur na ndajnë më pak se dy javë nga zgjedhjet.

Koalicioni “Aleanca për Ndryshim”, 46.8 %

Koalicioni “Bashkimi për Ndryshim”, 43.8 %

Koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim”, 7.5 %

Koalicioni “Poli i Lirisë”,  1.5 % 

Koalicioni PLIDR (Partia ligj për drejtësi), 0.5 % 

Për partitë 

PD,   42.6%

PS, 39.6%

LSI, 5.7%

G 99, 3.5%

PR, 1.5 %

PSD, 0.7 %

PDI, 0.6 %

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›