E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe një herë për të drejtat e njeriut

Festivali i Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut është sot në ditën e tij të pestë e të fundit. Programi i sotshëm hapet me dokumentarin japonez, 98 minutësh “PEEP "TV" Show”. Filmi me regji, skenar dhe montazh të Yutaka Tsuchiya tregon për dy të krisur. Duke filmuar video të njerëzve që nuk japin shkas për dyshim, pamje të cilat transmetohen në internet, dyshja e cfilitur të krijon përshtypjen e një reality TV në një fazë të re e të perçudnuar të një bote përgjimi dhe paranoje pas 11 shtatorit. Duke ndërthurur imazhet reale me fiksionin, filmi ofron një vështrim të thelluar të një shoqërie të manipuluar nga media dhe se si ajo zotëron jetët tona me imazhet e frikës, terrorit dhe torturës. Filmi i dytë në rradhë, në orën 16.40 është ai bullgar “Shkëlqim i grabitur” ngjarjet në film zhvillohen në vitin 1985, një faqe e errët e historisë Bullgare. Qeveria e Todor Zhivkovit vendos të bullgarizojë minoritetin turk në Bullgari, duke e detyruar atë, që ky minoritet të ndërrojë emrat, zakonet, gjuhën, veshjet dhe identitetin e tij. Përkundrejt këtij sfondi tronditës, shpaloset një histori e papërsëritëshme dashurie.
Në orën 18.45 vjen një film nga Zvicra. Një dokumentar prej 90 minutash, i titulluar “Një këngë për Argyris”. Në orën 20.15 vijon filmi amerikan “Ditë Natë, Ditë Natë”. Një fiction, prodhim i vitit 2006 prej 96 minutash me skenar të producentes Julia Lektev. Në qendër të filmit është një vajzë 19 vjeçare kamikaze, që ka vendosur të hedhë veten në erë në sheshin Times Square të New York-ut. Nuk dihet pse dhe se çfarë beson vajza, veçse besimi i saj i patundur lëkundet ndërsa qyteti i New York-ut shpaloset para saj me kakofonin e tij vizuale dhe aurale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›