E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe për Kosovën, Marti Ahtisari merr "Nobelin"

Ish-presidenti i Finlandës, Marti Ahtisari, mori dje çmimin "Nobel" për paqen për vitin 2008. Komiteti norvegjez i dhënies së çmimit "Nobel" e nderoi diplomatin 71-vjeçar me këtë çmim prestigjioz për përpjekjet e tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare në disa vende të botës gjatë tri dekadave. Në vitin 2006, ai do të mbikëqyrte si i dërguar special i OKB-së bisedimet mes serbëve dhe kosovarëve, lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës. Duke konstatuar se ishte e pamundur arritja e një konsensusi mes tyre, ai i paraqiti Këshillit të Sigurimit raportin përfundimtar, ku rekomandonte pavarësinë e Kosovës nën partneritetin ndërkombëtar. Pas një viti Kosova shpalli pavarësinë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›