Njohën pavarësinë e Kosovës, Serbia u dëbon ambasadorët
Serbia dëboi ambasadorin e Maqedonisë në Beograd, pas vendimit të Shkupit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kështu deklaroi për gazetarët një zëdhënës i Ministrisë maqedonase të Punëve të Jashtme. "U informuam se ambasadori ynë në Serbi u dëbua", deklaroi Petar Culev. Media serbe konfirmoi dje në Beograd se ambasadori maqedonas, Aleksandër Vasilevski, u thirr në Ministrinë serbe të Punëve të Jashtme. Ky vendim u mor pas kërkesës që i bëri dje Beogradi ambasadorit të Malit të Zi për t‘u larguar nga Serbia, një ditë nga njohja e pavarësisë së Kosovës prej Podgoricës.
Ndërkaq, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht dëbimi nga Beogradi i ambasadorit malazez, por zëra të shumtë që qarkullonin dje në mjediset diplomatike serbe thanë se një veprim i ngjashëm si me ambasadorin maqedonas pritet të ndodhë shumë shpejt. Pas aktit të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia dhe Mali i Zi, Serbia tërhoqi ambasadorët e saj nga Shkupi dhe Podgorica. Autoritetet serbe e kanë konsideruar si "tradhti" aktin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ata që i quajnë si "vëllezër". Zyrtarë të lartë serbë i janë drejtuar popullit dje, duke theksuar se ngjarjet e fundit cenojnë stabilitetin e rajonit. Por ndryshe mendojnë drejtuesit e shtetit në Maqedoni dhe Mal të Zi. Sipas tyre, njohja e pavarësisë së Kosovës ishte një veprim i duhur që forcon sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin e vendeve fqinje me njëri-tjetrin. Partitë shqiptare në dy shtetet më të fundit që njohën pavarësinë janë shprehur më se të kënaqura nga këto akte.
Maqedonia, vendi i 50-të
Maqedonia është vendi i pesëdhjetë që njeh Kosovën. Qeveria e Maqedonisë miratoi vendimin e Parlamentit, i cili i hapi parmbrëmë dritën jeshile rezolutës për njohjen e fqinjit të saj verior. Qeveria e Maqedonisë deklaroi se shumë shpejt do të vendosen edhe marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën. Ministri maqedonas i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, i cili e bëri të ditur qëndrimin e qeverisë së vendit të tij, nuk ka dilema që qeveria e Kosovës do ta nënshkruajë, siç tha, marrëveshjen me qeverinë e Republikës së Maqedonisë, duke lënë kështu të kuptohet se Kosova do ta njohë Maqedoninë me emrin e saj kushtetues.
Parlamenti i Maqedonisë debatoi për orë të tëra mbi rezolutën e paraqitur nga dy partitë shqiptare, BDI dhe PDSH, për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Lidhja Socialdemokrate e opozitës kërkonte që njohja të kushtëzohej me përfundimin e shënimit të vijës kufitare midis dy vendeve, që Kosova ta njohë Maqedoninë me emrin kushtetues dhe pakicës gorane në Kosovë, të cilën maqedonasit e konsiderojnë si pjesë të etnisë së tyre. Këto kërkesa, në formë amendamentesh të opozitës maqedonase, nuk u përfillën dhe 85 deputetë, që përbëjnë më shumë se dy të tretat e votave, e miratuan rezolutën. Vetëm një ishte kundër: deputeti i pakicës serbe, ndërsa 16 deputetë të opozitës maqedonase abstenuan.
Qeveria e Maqedonisë e kishte bashkërenduar qëndrimin me qeverinë e Malit të Zi për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e fqinjit të përbashkët, Kosovës. Në një deklaratë të përbashkët të të dy qeverive, thuhet se ato e mbështetnin procesin e bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa plani i Presidentit Ahtisari u vlerësua si një bazë e mirë për gjetjen e zgjidhjes, e cila do t‘i kontribuonte qëndrueshmërisë afatgjatë dhe perspektivave të reja evropiane e euroatlantike. Shpallja e pavarësisë së Kosovës, thuhet më tej në komunikatë, rezultoi pas dështimeve të të gjitha përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar, që përmes bisedimeve të gjendej një zgjidhje e statusit të Kosovës.
SHBA
Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur menjëherë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia dhe Mali i Zi.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Sean McCormack, tha se "rritja e numrit të vendeve, që e kanë njohur Kosovën është vërtetim i përparimit të saj në vendosjen e shoqërisë stabile, multietnike dhe demokratike, që synon ndërtimin e raporteve normale politike dhe ekonomike me fqinjët e saj e në përgjithësi me bashkësinë ndërkombëtare". Sipas tij, gjatë muajve të ardhshëm do të ketë edhe njohje të tjera të pavarësisë së Kosovës.