Kombi shqiptare dhe Cabej
Viti që po kalojmë përmban dy ngjarje të rëndësishme kombëtare dhe historike. Është viti i dy jubileve të shënuara: 100-vjetori i Kongresit të Manastirit, që na dha alfabetin e shqipes dhe 100-vjetori i lindjes së shkencëtarit të madh të gjuhësisë shqiptare, akademikut Eqrem Çabej, emri dhe vepra e të cilit na ka mbledhur sot. Nëse me Kongresin e Manastirit lidhet e tërë kultura e kombit shqiptar, që u shkrua, u ruajt e u zhvillua me alfabetin e krijuar nga ai Kongres i elitës shqiptare, me emrin e Çabejt lidhet zhvillimi i mëvonshëm i albanologjisë, përpunimi i gjuhës, historia e etnosit shqiptar dhe gjithçka që lidhet me fatet e kombit. Ja përse këto dy jubile kanë shumë gjëra të përbashkëta, me vlera të paçmueshme për kulturën dhe shkencën tonë.
Jeta dhe vepra shkencore e Çabejt, e këtij dijetari të shquar, janë të lidhura pazgjidhshmërisht me jetën e kombit, me gjuhën shqipe dhe me popullin që e flet.
Personalisht kam pasur privilegjin ta ndiej një gjë të tillë mjaft herët, të njoh atë univers intelektual e human të rrallë, falë kontakteve direkte që kam pasur dhe kam me këtë familje të nderuar.
Profesor Çabej punoi për një gjysmë shekulli në fushat më të rëndësishme, por edhe më të vështirat të albanologjisë, duke i dhënë shkencës shqiptare si rrallëkush, vepra të tilla që krijuan themele të sigurta edhe për shumë breza të tjerë. Vepra e tij është një sintezë dhe një kulm i arritjeve më të mira të gjuhësisë evropiane dhe traditës shkencore shqiptare.
Fusha kryesore në të cilën punoi ky shkencëtar qe gjuha shqipe. Por nëpërmjet saj, duke hyrë në skutat më të thella të saj, në labirintet më të errëta, ai mundi të depërtojë edhe në të fshehtat e historisë së kombit, në forcën e tij qytetëruese, në krijimin e etnosit shqiptar dhe të lidhjeve të tij të vjetra e të reja me botën e lashtë, me mesjetën dhe kohën e re, në vendbanimet e tij të përhershme.
Gjuha për Çabejn qe mjeti më autentik dhe më i sigurt për të hyrë atje ku heshtin dokumentet e shkruara, por jo gjuha e folur, që u ruajt brez pas brezi që nga kohët e stërlashta, si trashëgimi më i pasur e më i vyer i stërgjyshërve tanë, të cilët, ashtu siç ditën të ruajnë trojet, traditat e zakonet, ruajtën edhe gjuhën, këtë pasuri të paçmueshme që jo të gjithë popujt kanë pasur fatin ta kenë ruajtur që nga periudhat më të hershme të historisë së tyre.
Gjuha është universi i çdo kombi. Pa të, një komb nuk ka ekzistencë. Në të është shkruar historia e tij e shkuar dhe e tashme. Veç duhet ditur si të lexohet ajo. Çabej qe mjeshtër i madh i saj. Përmes gjuhës së gjallë, dokumenteve shkrimore aq të pakta por aq të çmueshme, të folurit shqip në diasporë e kudo ku ka shqiptarë, ai mundi të deshifronte të kaluarën e kombit tonë, marrëdhëniet historike me popuj të tjerë, kontaktet me kulturat e kombeve të tjera, atë që kemi marrë, por edhe atë që kemi dhënë, kontributet në fushën indoevropiane dhe ballkanike që ka dhënë gjuha e një populli autokton dhe me identitet të ndryshëm nga popujt e tjerë.
Ai e gjurmoi gjuhën shqipe kudo ku flitej ajo: nga jugu në veri, në vendlindjen e tij e thellë, në Shqipëri, po ashtu në tokën helene, përtej detit, në trojet arbëreshe e deri në cepat më të largëta ku mund të gjurmohej një e folur e diasporës shqiptare apo edhe një fjalë e vetme e shqipes. Gjurmoi në dokumente burimore e në vepra të shkruara, në arkiva e biblioteka, dhe hulumtoi gjithçka që lidhet me gjuhën, kulturën e traditat e jetës shqiptare, për ta nxjerrë nga harresa, në dritë të shkencës duke e bërë pronë të dijes dhe të jetës shqiptare. Për vite me radhë, punoi me literaturën e vjetër, me fjalën shqipe të shkruar në kushtet e sundimit të huaj nga korifenjtë e fjalës shqipe, Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit.
Botimi i plotë i veprës së parë të shkruar në gjuhën shqipe është një kontribut me vlera të veçanta, që mbetet i tillë në historinë e çdo kombi e për shqiptarët ky nder e kjo meritë i përkasin dijetarit tonë, 100-vjetorin e të cilit kremtojmë sot.
Me mendjen e tij të gjerë, ku zunë vend dijet e pafundme enciklopedike, me mendjen e tij prodhimtare, me të cilën shkroi shumë vëllime me të vërteta shkencore, me mendjen e tij të kthjellët që mundi të depërtonte përtej caqeve të dijeve të kohës duke përshkuar vite, dekada e shekuj, Çabej qe një mjeshtër i vërtetë i fjalës shqipe. Ai mbeti i tillë jo vetëm kur shkruante veprat e tij madhore, por edhe kur u shpjegonte studentëve nëpër auditorët e universitetit, historinë e gjuhës shqipe dhe burimet e fjalës shqipe, kur u rrënjoste atyre dashurinë për gjuhën, kombin dhe shkencën shqiptare, kur hartonte tekstet e para të shkollave të larta, me të cilët mësuan e u edukuan breza të tërë studentësh.
Ai interesohej për çdo gjë që i përkiste gjuhës dhe kulturës shqiptare. E interesonin shkrimet e vjetra, të dhënat e dialekteve dhe të të folmeve të shqipes, emrat e vendeve dhe të njerëzve, folklori, kultet, doket e zakonet, mitet e letërsia, ngjarjet kombëtare historike dhe personalitetet më në zë në fushë të kulturës. Për çdo fjalë të re që dëgjonte, interesohej për burimin e saj, format e ndryshme, krahinën ku flitej, fushën e përdorimit, frazeologjitë e ndërtuara me të, përhapjen gjeografike dhe historinë e saj. Ai voli thesarin leksikor nga fjalorët e botuar të shqipes, nga veprat më të hershme e më të reja, nga botimet dialektore e krahinore, duke shfrytëzuar për këtë qëllim edhe kontaktet personale me njerëz të thjeshtë e intelektualë të ditur, me shqiptarë, të huaj e arbëreshë.
Çabej qe i pari shkencëtar shqiptar, që, duke iu futur me ngulm e pa droje studimit të historisë së gjuhës, theu monopolin e huaj që ekzistonte deri në gjysmën e shekullit të kaluar. Për herë të parë, kryesisht falë punës së këtij dijetari, vatra e studimeve të historisë së gjuhës shqipe u bë vendi ku flitej ajo, në një kohë kur lufta e fundit kishte dobësuar e shkatërruar disa prej qendrave të studimit të saj dhe kishte zhdukur edhe disa përfaqësues të denjë të kësaj fushe, ndër të cilët edhe mësuesin e Çabejt kur qe student në universitet.
Falë punës së tij rigorozisht shkencore në fusha të ndryshme të albanologjisë, që u ndoq edhe nga të tjerë pas tij, shkencat albanologjike që u lëvruan brenda Shqipërisë dhe trojeve shqiptare, filluan të luajnë një rol gjithnjë e më të madh në studimet e kësaj fushe.
Për këtë arsye, vepra e tij prej disa mijëra faqesh, e botuar në libra, artikuj e kumtesa brenda vendit, u përkthye në shumë gjuhë të huaja, duke vijuar kësisoj traditat më të mira albanologjike edhe jashtë vendit, ku dijetari ynë u bë eksponenti më i spikatur i kësaj fushe dhe pika më e sigurt e referimit shkencor në këtë fushë. Prandaj kontributet e këtij dijetari i kapërcejnë kufijtë e trojeve shqiptare, duke kontribuar për shqipen si askush tjetër në familjen e madhe gjuhësore indoevropiane.
Për të gjitha këto, vepra e Eqrem Çabejt, duke mbajtur vulën e kohës kur u shkrua, mbetet aktuale edhe në ditët tona. Ajo mbetet aktuale, kur forca regresive bëjnë përpjekje për të shtrembëruar historinë e kombit shqiptar, duke minimizuar përpjekjet e popullit tonë për liri e drejtësi shoqërore, për mbrojtje të trojeve të veta, të kulturës dhe të gjuhës së tij të krijuar prej shekujsh.
Vepra e Çabejt mbetet aktuale kur gjuha shqipe përpiqet të ruajë identitetin e vet, duke u mbrojtur nga forca integruese të globalizmit, që vërshojnë më me forcë, atëherë kur i hapet rruga nga pakujdesia e përdoruesve të gjuhës.
Vepra e Çabejt mbetet aktuale në kushtet e zhvillimit të vrullshëm të shkencave dhe teknikave moderne, kur vërshimit të fjalëve të huaja, që është dukuri e pashmangshme e ecjes përpara, shqipja mund t‘i përgjigjet me mundësitë e saj për të folur më shumë me fjalën shqipe, se me fjalë të huaja.
Vepra e Çabejt mbetet aktuale në ditët e sotme kur nëpër libra, revista e gazeta po qarkullojnë shkrime gjithfarësh për origjinën e gjuhës shqipe, që mbështeten në teza joshkencore dhe nuk marrin parasysh themelet e gjuhësisë krahasimtare, të vendosura para më tepër se një shekull e gjysmë zhvillimi të pandërprerë dhe të mbrojtura me argumente serioze shkencore nga ky dijetar.
Çabej është aktual sot, kur standardi i shqipes ka nevojë të zhvillohet më tej, të pasurohet e të zhdërvjelltësohet, duke u afruar gjithnjë e më tepër me gjuhën e gjallë, prej së cilës është krijuar dhe të ndjekë rrymat e sotme integruese, duke mos e humbur identitetin e vet, që e ka ruajtur shekuj me radhë. Ai vetë kishte punuar si autor dhe bashkautor në disa fjalorë të shqipes, ishte përpjekur vazhdimisht për pastërtinë e gjuhës shqipe dhe kishte ndihmuar për hartimin e rregullave të drejtshkrimit.
Çabej është aktual sot, për shkencëtarët e brezit tonë dhe të brezave që do të vijnë, të cilët punojnë në fushat e albanologjisë. Ai mbetet një shembull i gjallë i punës serioze e këmbëngulëse, plot pasion e këmbëngulje, me objektivitet shkencor e përgjegjësi kombëtare, njëri nga përfaqësuesit më të denjë të shkencës dhe të kulturës shqiptare, në forumet dhe institucionet ndërkombëtare.
Duke çmuar e vlerësuar kontributin e këtij shkencëtari të madh, vendi ynë, institucionet dhe mbarë populli shqiptar, nderojnë njerëzit e shquar të kombit, ata që punuan për të e i dhanë gjithçka atij. Vepra dhe kujtimi i tij do të mbeten të gjalla gjithnjë, në kujtesën popullore. Për të do të ketë gjithmonë njëqindvjetorë të tjerë.