Kush e ka parë Ban Ki Mun?
Vitin e kaluar, gjatë një takimi me disa liderë palestinez në Jerusalemin Lindor, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, e nisi diskutimin tij duke thënë se ishte shumë i kënaqur që ndodhej në Izrael. Ndërsa palestinezët e pranishëm në sallë zgurdulluan sytë dhe mezi po e mbanin inatin, një bashkëpunëtor i tij iu afrua dhe i pëshpëriti në vesh se ta quash Izrael territorin e pushtuar në të cilin ndodhej, nuk ishte zgjidhja më diplomatike që mund të bënte, duke marrë parasysh publikun që kishte përballë. Ban, tundi kokën, vazhdoi të fliste dhe në fund të debatit buzëqeshi dhe përsëriti qetësisht: "Është kënaqësi të ndodhesh në Izrael". Edhe pse kanë kaluar rreth 20 muaj nga nisja e mandatit të tij si Sekretar i Përgjithshëm, "gabimi" i bërë atë ditë mes palestinezëve është përhapur me shpejtësi në vendet anëtare të OKB-së. Në prag të sesionit të 63 të Asamblesë së Përgjithshme që u hap në Nju Jork më 23 shtator, me praninë e krerëve të qeverive të gjithë botës, nga zërat që qarkullonin gjithandej thuhej se në përfundim të mandatit të parë Ban Ki Mun nuk do të mund të rizgjidhet. Sipas traditës do të ishte mirë që Ban Ki Mun të vazhdonte të qëndronte në krye të OKB-së edhe për një mandat të dytë. Megjithatë, ashtu siç shpjegon një funksionar i lartë i OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm aktual nuk është njeriu i duhur për të mbrojtur pavarësinë dhe legjitimitetin e OKB-së dhe as për të drejtuar organizatën në një moment krize, sidomos tani në prag të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Ndryshimi i qeverive në SHBA do ta lejonte OKB-në ta merrte veten pas luftës shkatërrimtare në Irak dhe qëndrimit luftëdashës të Presidentit Xhorxh. W Bush. Në këtë mënyrë, organizata mund të kthehet dhe të luajë një rol të rëndësishëm moral dhe politike, e angazhuar tërësisht për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe paqen, ashtu siç e kishin imagjinuar themeluesit e saj në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Karrigia bosh
Në 20 muajt e fundit ka pasur konflikte të ndryshme, ku Sekretari i Përgjithshëm i ka pasur të gjitha mundësitë për të treguar mbështetjen e tij politike dhe morale: Sudani, Kosova, Zimbabve dhe Gjeorgjia. Përkundrazi, Ban u kufizua në dërgimin e komunikatave, ose në dhënin e deklaratave të parëndësishme. Jashtë botës së diplomacisë, Ban Ki Mun është një personazh që kalon thuajse pa u vënë re, madje deri në atë pikë sa shumë pak veta e njohin apo dinë emrin e tij. Në Nju Jork, Londër dhe Madrid u intervistuan 20 persona që vinin nga kontinente të ndryshme. Disa kishin kaluar shumë kohë me Sekretarin e Përgjithshëm, ndërsa disa të tjerë e ndiqnin me kujdes edhe nga larg. Mes të metave që i atribuonin ishte se Ban nuk stimulon debatin dhe inatoset pa masë kur këshilltarët ndërkombëtarë shprehin mendime ndryshe nga të tijat. Për më tepër, i merr vendimet duke i konsultuar vetëm me disa nga kolegët e besuar koreanë, që e ndjekin dhe e mbrojnë në çdo kohë. Sipas një personi që merr pjesë në mbledhjet me Sekretarin e Përgjithshëm në katin e 38-të të selisë së OKB-së në Nju Jork, i fundit që mbërrin në dhomë zakonisht e gjen bosh karrigen përpara Ban Ki Mun-it (mbledhjet zhvillohen rreth një tavoline të madhe drejtkëndore). Arsyeja është e thjeshtë: kur Sekretari i Përgjithshëm nevrikoset, e nxjerr inatin tek ai që ulet gjithmonë përballë tij. Pjesa më e madhe e të intervistuarve ka pranuar të flasë me kushtin që të qëndronin anonimë. Po ashtu, të gjithë këmbëngulën që të mos regjistroheshin sa herë që shprehnin një opinion për Ban, edhe në rastin kur thoshin mendime pozitive. Ajo që i kushtëzon është "kultura" e OKB-së, organizata ku të gjithë punojnë me kontrata. Disa prej tyre janë funksionarë të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, disa ishin deri pak kohë më parë, ndërsa të tjerë akoma kanë punuar dhe punojnë për OKB-në me role të dorës së parë për veprimet e organizuara në gjithë botën. Me pak fjalë, janë njerëz që e kalojnë kohën duke monitoruar me kujdes organizatën dhe rolin e saj. Disa mendojnë se koha do ta tregojë se kush është Ban Ki Mun; një punëtor i madh, një njeri i zoti, i sigurt në vetvete dhe mbi të gjitha i ndershëm. Por mendimi më i përhapur që e kishin pothuajse të gjithë të intervistuarit mund të përmblidhet me fjalët: "Është më tepër sekretar i thjeshtë, se i përgjithshëm, nuk ka vizion, inteligjencë, kujdes dhe lidershipin e nevojshëm për t‘u dhënë Kombeve të Bashkuara rolin që meritojnë". Zhgënjimi është i madh, sepse për organizatën mundësitë e mira duken shumë pranë. Sipas një ish-diplomati amerikan, që ka qenë këshilltari i Obamës për politikën e jashtme, kushdo që të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit do të përpiqet të bashkëpunojë më shumë me OBK-në, ashtu siç bëri Bush (plaku), që arriti të merrte miratimin e Këshillit të Sigurimit për luftën e parë të Gjirit. Kolin Keating, ish-presidenti neozelandez i Këshillit të Sigurimit në fillim të viteve ‘90-të, beson se SHBA-të e kanë mësuar leksionin nga lufta në Irak, ndaj ka arsye të forta për të menduar se qeveria e re do të adoptojë një strategji të bazuar në një bashkëpunim më të ngushtë me OKB-në. Sot, Sekretari i Përgjithshëm duhet të jetë në gjendje t‘u imponojë dëshirat e tij Kombeve të Bashkuara edhe për arsye të tjera. Organizata po kalon një periudhë ndryshimesh, ndarjesh dhe konfuzioni. Për këtë arsye, shumë besojnë se OKB ka nevojë për një "zë" të qartë, pragmatik dhe autoritar. Mes forcave të mëdha që po i japin "formë" botës, duhet marrë parasysh roli gjithmonë e më i madh i Kinës, Indisë dhe Rusisë. Pastaj është edhe terrorizmi dhe shpërndarja e armëve të shkatërrimit në masë, kriza energjetike, pasiguria mbi rezervat ushqimore dhe hidrike, regjimet autoritare dhe shtetet në prag të "shpërbërjes", si Sudani dhe Zimbabveja. Për të mos folur pastaj për gjakderdhjen nga tensionet në Irak, Iran dhe Lindjen e Mesme.
Konflikt interesash
Qendra e krizës më të afërt në kohë është ajo që ndodhi në muajin gusht pas hyrjes së ushtarëve rusë në Gjeorgji. "Ban Ki Mun nuk merr iniciativa", tregon një diplomat i lartë evropian në OKB. "Është një lider që ngurron të ndërmarrë veprime dhe pret që të arrijë konsensusin para se të veprojë". Sekretari i Përgjithshëm nuk i ndërpreu pushimet kur shpërtheu kriza në Gjeorgji dhe deklaratat e tij të vonuara për këtë konflikt kishin të bënin më shumë me krizën humanitare, se sa me aspektin politik. Në këtë aspekt, Ban vendosi t‘ua lerë "skenën" të lirë liderëve evropianë si Anxhela Merkel, Nikolas Sarkozi dhe Gordon Braun. Përpara katastrofës politike dhe ekonomike në të cilën Robert Mugabi e zhyti Zimbabvenë, në korrik Ban i dha fund një heshtjeje të gjatë, duke i deklaruar si të paligjshme zgjedhjet e bëra nga Presidenti. Por, këtë e tha vetëm atëherë kur dukej sheshit se gjithë Këshilli i Sigurimit kishte këtë mendim. Në Këshillin e Sigurimit- që përbëhet nga 15 anëtarë, dhe Asamblenë e Përgjithshme e cila përbëhet nga 192 anëtarë -konsensusi është vështirë të arrihet. Internat e shumta në lojë shpesh e çojnë atë drejt "paralizës". Për shembull, le të marrim rastin e Darfurit, ku prej pesë vjetësh viktimat po shtohen dhe popullsia po vuan nga uria. Pavarësisht situatës së rëndë, interesat tregtare të Kinës (anëtare e përhershme e Këshillit, bashkë me SHBA-në, Rusinë, Francën dhe Britaninë e Madhe) dhe për shkak të vendimit të shteteve të tjera që e cilësojnë të paligjshëm ndërhyrjen në çështjet e shteteve të tjera, penguan ndërhyrjen në vend, duke bërë presione në planin ndërkombëtar. "Një faktor ndarjeje është ndërhyrja që në gjuhën e Kombeve të Bashkuara quhet ‘përgjegjësia për të mbrojtur‘", tregon një funksionar i lartë i Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së. Siç nënvizon edhe një funksionar që ka punuar dhe ka pasur lidhje të ngushta me ish-sekretarin e Përgjithshëm, Kofi Anan, shumë anëtarë të organizatës, përfshi këtu edhe disa vende të rëndësishme, preferojnë që të dhunohen të drejtat e miliona fëmijëve, në vend që të ndërhyjnë për ndihmë". Ndaj, për ta nxjerrë organizatën nga kjo gjendje paralize, është e nevojshme gjetja njeriut që ka pushtet për të folur në emër të OKB-së më shumë se çdokush tjetër. Pra, Sekretari i Përgjithshëm, që të ketë aftësinë për të bindur dhe besim në vetvete. Për të kuptuar më mirë atë çka mund të bëjë një sekretar i përgjithshëm është mirë të kthehemi pas, në kohën e Dag Hamarskjold, diplomatit suedez që qëndroi në krye të saj nga viti 1953 deri kur vdiq nga një aksident ajror në 1961-shin. Hamarskjold ishte gjithmonë i gatshëm të vepronte dhe mbronte me të gjitha mjetet parimet e OKB-së përballë politikës së cinizmit. Si një prift që mbron kishën e tij, një herë Hamarskjold deklaroi se "parimet që ndodhen në Kartën e Kombeve të Bashkuara janë shumë herë më të mëdha se sa organizatat që marrin pjesë dhe objektivat më të shenjta se zgjedhjet politike të çdo lloj kombi dhe populli".
Harmoni konfuciane
Sot OKB-ja është një organizatë shumë herë më e madhe se ajo që kishte menduar Hamarskjold. Në përbërje të saj ka shumë organizata që shpërndajnë ushqime dhe ndihma humanitare, merren me refugjatët dhe fëmijët e varfër dhe "promovojnë" shëndetin në të gjithë botën. Ndërkaq, kjo është edhe detyra më e rëndësishme: kryejnë misione paqeruajtëse në 20 vende, me 200 mijë ushtarë në dispozicion. Megjithatë, komandanti në krye të kësaj strukture, Ban Ki Mun, para se të bëhej Sekretar i Përgjithshëm kishte një eksperiencë në fushën ndërkombëtare që kufizohej në çështjet më të rëndësishme për politikën e jashtme të Koresë së Jugut: domethënë ribashkimin dy Koreve dhe mbajtjen e raporteve të mira me SHBA-të dhe Kinën. Një ambasador afrikan i OKB-së tregon se Ban Ki Mun nuk i pëlqen aspak. "Marrëveshjet e bëra me të prishen kur mbërrijnë në duart e atyre që quhen ‘rrethi i ngushtë korean‘". Fjala është për një grup koreanësh me të cilët Sekretari i Përgjithshëm ndihet në lartësinë e duhur. "Ban është si një transplant që nuk po funksionon siç duhet. Vjen nga një strukturë kulturore homogjene dhe tani duhet të drejtojë një strukturë që përbëhet nga shumë kultura", tregon një ish-funksionar i OKB-së, që tani punon në universitet. Në krye të këtij rrethi të ngushtë ndodhet Kim Won-soo, një ish-funksionar i Ministrisë së Jashtme koreane, i cili ka studiuar në Standford. Zyrtarisht ai është zëvendësdrejtor i kabinetit, por shumë pretendojnë se është "lënda gri", të cilin Sekretari i Përgjithshëm e dëgjon për gjithçka. Por as Kim, që pushoi gjithë bashkëpunëtorët e Anan, dhe as këshilltarët koreanë, që janë pjesë e ekipit shumëkombësh të krijuar nga Ban, nuk mund të krahasohen as nga talenti dhe as nga eksperienca me atë të Kofi Ananit. "Edhe detyrat më të rëndësishme nuk ua ka besuar njerëzve më të zotë. Edhe bashkëpunëtorët e devotshëm janë dekurajuar nga mënyra e tij e punës, sepse Ban nuk i dëgjon këshillat e tyre kur janë kundër atyre të rrethit të tij të ngushtë, ndërsa vetë jep këshilla shumë rrallë", tregon një ambasador i vjetër i OKB-së. Megjithatë, Ban kërkon të japë shembull për atë çka bën në punë. Ngrihet çdo ditë në orën pesë dhe kur takon ekipin tij në tetë e gjysmë ka bërë më shumë se dhjetë telefonata dhe ka lexuar me kujdes dokumente të ndryshme. Zakonisht punon pa pushim deri në mesnatë, kur përgatit programimin e ditës në vazhdim. "Megjithatë, në publik asnjëherë nuk ia del mbanë", thotë një funksionar politik. Një përjashtim bën çështja e ndryshimeve klimatike, për të cilën Ban Ki Mun ka treguar se ka shpirtin e iniciativës. Por filozofia e tij për të arritur rezultate të mira është të veprohet ngadalë. Megjithatë, deri tani rezultatet kanë qenë zhgënjyese. "Të mbash një qëndrim për çështjet klimatike është shumë më e lehtë se sa për çështjen delikate të pavarësisë së Kosovës", shton një ish-diplomat amerikan, i cili nuk e ka për zemër administratën e Bush-it. Megjithatë, sipas përkrahësve të tij, Ban ka zgjedhur "maturinë" diplomatike, pasi vuri re se tentativa e Kofi Ananit për të pasur një rol të pavarur bëri që SHBA të nxirrte jashtë OKB-së atë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë. Administrata Bush që donte të reduktonte pushtetin e Sekretarit të Përgjithshëm, mesa duket ka gjetur te Ban Ki Mun njeriun e duhur. "Nëpër mbledhje askush nuk thotë asgjë që Ban nuk kërkon ta dëgjojë", vazhdon më tej një funksionar i lartë.
Të presësh përgjithmonë
Kolin Keating, Presidenti i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë gjenocid në Ruandë në vitin 1994, preferon të mos flasë drejtpërdrejt për Ban Ki Munin, por pranon se Sekretari i Përgjithshëm duhet të jetë largpamës dhe vizionar. "Nëse do të rrisë largpamësinë dhe dialogun me opinionin publik, do të zvogëlohen ndjeshëm kritikat ndaj OKB-së dhe do të rritet besueshmëria dhe mbështetja ndërkombëtare. Ka lindur nevoja e një komunikuesi të mirë, sepse shpesh komunikimi është i vetmi mjet që kemi në dispozicion", shpjegon ai. Një strategji e mirë komunikimi, që duhet të shoqërohet nga një mesazh moral i qartë dhe i vendosur. Pikërisht këto i mungojnë më shumë Ban Ki Munit. "Për më të tepër duhet të marrë edhe iniciativa politike, sepse nëse pret të arrijë konsensusin, rrezikon të presë përgjithnjë".
Sekretari
Ban Ki Mun është Sekretari i tetë i Përgjithshëm në historinë 63-vjeçare të OKB-së dhe i pari nga Azia që nga viti 1962-1971, kur në këtë detyrë ishte U-Thant, nga Birmania. Ai pason Kofi Anan nga Gana. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së emërohet për një mandat 5-vjeçar nga Asambleja e Përgjithshme, me rekomandimin e Këshillit të Sigurimit
Eksperienca
Ai ka shërbyer për 35 vjet në Ministrinë e Jashtme dhe departamente të tjera të qeverisë koreane-jugore. Në vitet ‘70-të ai ka qenë kreu i divizionit të OKB-së në Seul. Më pas ka qenë ambasador në Vjenë, ku punoi mbi një gamë të gjerë çështjesh bërthamore. Ka qenë gjithashtu edhe shefi i kabinetit të Presidentit të sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së