E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe serbët do të mësojnë gjuhën kineze në shkolla

Ministri serb i Arsimit dhe Shkencës, Zharko Obradoviç dhe ambasadori kinez në Serbi, Zhang Uanxue, kanë nënshkruar dje një memorandum bashkëpunimi, për nisjen e projektit: Mësimi kinez në shkollat fillore dhe të larta të Serbisë. Studimi i gjuhës kineze do të nisë menjëherë për rreth 2500 nxënës. Sipas ministrit Obradoviç, Projekti pilot do të zgjasë deri në fund të vitit dhe, nëse rezulton i suksesshëm, kinezishtja mund të futet si lëndë fakultative në shkolla. Ndërsa ambasadori Zhang Uanxue, duke theksuar interes në rrije në mbarë botën për kulturën kineze, ka deklaruar se 14 mësues nga Kina do të mbajnë kurset në Serbi. Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, që ishte i pranishëm gjatë nënshkrimit të memorandumit, kërkoi që qytetarët të mësojnë gjuhën kineze, sepse do tu duhet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›