E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panetta i shpëton sulmit

Një afgan, që duket se për shënjestër të sulmit të tij vetëvrasës kishte sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Leon Panetta, raportohet të ketë vdekur nga plagët e shkaktuara nga djegiet.

Një civil afgan raportohet të ketë vdekur si pasojë e djegieve të rënda, pasi që me kamionin e tij u fut në pistën e kampit Bastion, në provincën afgane Helmand, në kohën kur sekretari Panetta po ateronte aty për një vizitë forcave amerikane dhe liderëve lokalë politikë.

Pasi që paraprakisht kishte lënduar një ushtar, ai kishte vjedhë një kamion të ushtarëve britanikë, dhe pastaj me të ia kishte mësyer pistës së aeroportit të bazës.

Afgani u përplas në një hendek, dhe duket se dogji veten derisa pastaj po konfrontohej me ushtarë të NATO’s, të cilët arritën ta kapin dhe ta nxjerrin nga zjarri.

Incidenti nxiti pyetje të shumta lidhur me sigurinë në bazën Bastion, vetëm pak ditë pasi që një ushtar amerikan vrau 16 civilë dhe disa javë pasi që disa ushtarë amerikanë dogjën Kur’anin.

Makina ka shpërthyer në flakë, pasi shoferi, një punonjës i bazës, raportohet ta ketë përplasur atë.

Burime zyrtare amerikan njoftuan se as sekretari Panetta, e as ndonjë zyrtar tjetër brenda delegacionit nuk është lënduar apo rrezikuar nga ky sulm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›