Kameron-Obama forcojnë aleancën, masa për Iranin e Sirinë
Presidenti amerikan, Barak Obama dhe Kryeministri britanik, David Kameron, me bashkëshortet e tyre u takuan në Shtëpinë e Bardhë në një pritje zyrtare, ku diskutuan për Afganistanin, Iranin dhe Sirinë. Bisedimet u përqendruan në çështjen e Iranit dhe programit të bërthamor, si dhe Afganistanin e represionin e përgjakshëm në Siri. Në lidhje me dhunën e Presidentit Asad në Siri, Obama u shpreh se Regjimit në tij do ti vendosen disa sanksione. Ndërsa Kameron u shpreh se SHBA e Britania janë në fazën përfundimtare të misionit në Afganistan. Në 2013-n, forcat afgane marrin në dorë sigurinë, prandaj ne nuk dorëzohemi deri në fund të misionit. Dy liderët u shprehën pro sanksioneve të reja tepër të ashpra për Iranin, për shkak të dyshimeve mbi prodhimin e arsenalit bërthamor.