“Edi Rama, 3 mijë euro çdo ditë për drogë, po i fsheh publikut edhe orientimin seksual”
Dritan Prifti edukon publikun me të vërtetat serioze, të cilat po shmangen
I ashpër ka qenë në fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i cili ka akuzuar kryetarin e PS-së se po fsheh pasurinë e tij, ndërsa 3 mijë eurot që ka deklaruar, i shpenzon çdo ditë për substancën që thith me hundë. Prifti duke justifikuar deklarimin e pasurisë së tij, veprim të cilin e konsideroi si brenda korrnizës që i kërkon ligji, hodhi dritë mbi anët e errëta të kryesocialistit, për të cilin siç tha ai, jo vetëm manipulon dhe mashtron qytetarët shqiptarë me deklarime të rreme, por njëherazi vazhdon të gënjejë për prirjet e tij seksuale.
“Vlera prej 3 mijë euro që ka deklaruar se ka në bankë është vetëm vlera e substancës që ai thith çdo ditë më hundë. A ka shqiptar që ta besojë se Edi Rama nuk ka shtëpi dhe jeton me nënën e vet. Kjo është qesharake. Dallimi mes meje e tij është se unë e familja ime i kemi vënë pasuritë me ndershmëri. Ai njeri thotë është i pastrehë. Ai njeri, të nderuar kolegë deputetë, thotë se ka vetëm 3 mijë euro pasuri në bankë. Unë po ju them se 3 mijë euro kushton vetëm substanca që ai thith me hundë çdo ditë. Vlera e një dite e substancës që Edi Rama thith çdo ditë me hundën e vet bën më shumë se tre mijë euro. Një njeri që fsheh gjërat e rëndësishme. Ai njeri nuk thotë është burrë apo grua, apo jo? I fsheh popullit të vet orientimin e vet seksual. është turp i madh”, u shpreh ministri Prifti.
Akuzat e Ministrit të Energjetikës nga foltorja e parlamentit u drejtuan dhe ndaj deputetit socialist Taulant Balla, i cili ndërhyn duke folur nga karrigia e deputetit. Prifti i kërkoi atij të mos e ngrejë zërin, pasi nuk po flitet për kazinonë e tij, për të cilën siç u shpreh ministri, deputeti socialist merr miliona.
Ministri i Energjetikës ftoi Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurisë të hetojnë deklarimet e pasurive të tij dhe të Edi Ramës. Reagimi i deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, vjen në një kohë kur përfaqësues të opozitës, po i kundërvihen atij për ditë e me radhë, me argumentin se ka deklaruar shuma të majme të ardhurash vjetore.
Por, sqarimi i bërë nga foltorja e Kuvendit e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, është se deklarimi që ai ka bërë i është përmbajtur rregullave ligjore, ndërsa akuzoi ligjvënës dhe zyrtarë të lartë të selisë rozë se fshehin pasurinë e tyre, e vënë kjo në mënyrë flagrante dhe ekstraligjore.