E Diel, 1 Nëntor 2026

“Opozita xheloze, kredia prej 3.2 miliardë euro modernizon infrastrukturën”

Këshilltarja e Kryeministrit për ekonominë, Suzana Guxholli

Financimet e huaja që qeveria ka arritur të sigurojë nga bankat dhe institucione të rëndësishme financiare nuk e dëmtojnë aspak ekonominë, por përkundrazi i japin vendit një zhvillim thelbësor dhe mjaft të rëndësishëm. Kështu u shpreh Këshilltarja e Kryeministrit për Ekonominë Suzana Guxholli, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës, se vendi ka një nivel të lartë borxhi.
“Kredia që qeveria ka siguruar nga financuesit e huaj me norma interesi tepër të ulëta nga 1 deri në 3 për qind, tregon besimin që ata kanë në ekonominë shqiptare. Shumica e organizmave financiarë e japin këtë kredi në sajë të performancës dhe treguesve të ekonomisë shqiptare. Opozita nuk do ta pranojë faktin se Shqipëria është një vend i sigurt për financuesit dhe se ata kanë besim në ekonominë tonë, duke thënë të kundërtën se vendi është zhytur në borxh”, u shpreh Guxholli.
Ndërkaq Guxholli ka siguruar vazhdimësinë e projekteve në infrastrukturë ku dy më të rëndësishmit, autostrada Tiranë - Elbasan dhe Boshti i Jugut do fillojnë së shpejti.
“Autostrada Tiranë-Elbasan do fillojë brenda këtij viti, pasi pritesh vetëm financimi nga Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Islamike me rreth 300 milion euro. Pra, Tirana do lidhet me të gjitha skajet e Shqipërisë”- tha më tej këshilltarja e kryeministrit për ekonominë, Suzana Guxholli.
Edhe financimet për Boshtin e Jugut janë siguruar dhe ndërtimi pritet të fillojë së shpejti
Kreditë e buta të mbledhura së bashku që arrijnë shifrën e 3.2 miliardë eurove, përveç infrastukturës në të cilën do përdoret pjesa më e madhe, do japin gjithashtu një zhvillim të rëndësishëm edhe në energjetikë duke e kthyer vendin në prodhues kryesor në rajon.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›