E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Buxheti 2009, i fundit i Sali Berishes

Nga Daniela Bonollari
PS deklarohet kunder pr/buxhetit te qeverise per vitin 2009. Kryesocialisti Rama akuzoi sot kryeministrin se po i zhyt shqiparet në varferi. Rama u shpreh i sigurt se ky eshte buxheti i fundit i hartuar nga Berisha dhe qeveria e tij 

 TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama kundershtoi projektbuxhetin e qeverise per vitin 2009 . Në një konferencë për shtyp nga selia rozë, Rama akuzoi sot kryeministrin se ne vitin elektroal po i zhyt shqiptaret në varferi te tejskajshme ndersa u shpreh i sigurt se ky eshte buxheti i fundit i hartuar nga Berisha dhe qeveria e tij. Sipas Ramës kundër buxhetit shprehen vetë faktet reale në jetën e shqiptarëve.

”Të dhënat zyrtare, jo përllogaritjet tona si opozitë, tregojnë që një familje normale ka nevojë, vetëm për të jetuar, mesatarisht për 750 mijë lekë të vjetra në muaj. Buxheti i fundit i Sali Berishës nuk i garanton, për familjen shqiptare ku të dy prindërit punojnë, 750 mijë lekët të vjetra të nevojshme për jetesën e përditshme”, tha Rama duke shtuar se “Buxheti i fundit i Sali Berishës” nuk i garanton të ardhurat që duhen vetëm për të jetuar as për kategoritë e “diskriminuara” të mësuesve dhe pensionistëve.

“Faktet që lidhen me buxhetin familjar të shqiptarëve e shqiptareve, jo opinionet tona si opozitë, mjaftojnë për të dhënë përmasën reale të dështimit të Sali Berishë”, tha Rama.

PS vuri në dukje një listë të gjatë me produkte ushqimore që janë shtrenjtuar muajt e fundit. “Ky aspekt është shtrenjtimi galopant i jetesës dhe rënia e fuqisë blerëse të familjeve shqiptare, për të cilat kapardisjet mediatike të Sali Berishës kur flet për rritjen e rrogave e pensioneve, tingëllojnë me të drejtë shumë tallëse”.
Rama denoncoi varfërinë në shumë familje që nuk arrijnë të blejnë librat për fëmijët dhe përballi me to premtimet për internet në cdo shtëpi nga ana e kryeministrit.
“Duke subvencionuar vetëm 25 % të kostos së librave dhe mos marrë asnjë masë serioze kundër analfabetizmit në rritje, Sali Berisha duket edhe më sharlatan se ç'është kur thotë se do çojë internetin në çdo shtëpi”.

Sipas keut socialist, politika e vjetër Sali Berishës ka vetëm një domethënie “Zero shpresa për familjet në fshat, zero gjasa për familjet në qytet”.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›