E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet një 22-vjeçar, grabiti brenda ditës 3 autovetura

U arrestua nje i ri qe u kap ne flagrance me nje makine te vjedhur. Pas veprimeve të para hetimore te poliricise u zbulua që 22-vjeçari nga Shkozeti kishte vjedhur në orët e para të ditës së djeshme edhe dy automjete të tjera 

DURRËS- Një 22-vjeçar është arrestuar në mesnatë pasi vetëm gjatë ditës së djeshme kishte mundur të vjedhë tre automjete.
Burime zyrtare nga Drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit bënë të ditur se shtetasi Armand Qazimi, lindur dhe banues në lagjen 14 të Durrësit, u arrestua në një rrugë të këtij qyteti, teksa drejtonte automjetin që kishte vjedhur. Kapja e Qazimit u bë disa orë pasi ishte denoncuar vjedhja e makinës, të cilën pronari e kishte parkuar në afërsi të Bankës Tirana.
Të njëjtat burime thanë se pas veprimeve të para hetimore, u zbulua që 22-vjeçari nga Shkozeti kishte vjedhur në orët e para të ditës së djeshme edhe dy automjete të tjera. Siç u bë e ditur, në këto dy vjedhje ai kishte patur edhe bashkëpuntorë. Forcat e policisë së Durrësit dhe Komisariati i policisë së Kamzës, në Tiranë, po punojnë për të gjetur këto dy automjete si dhe për të identifikuar grabitësit e tjerë.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›