E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama: Lidhjet e Berishës me Gërdecin sÊmbulohen me baltën kundër bashkisë

Ngjarja e Gërdecit
është kulmi i
nëpërkëmbjes së ushtrisë
shqiptare. Kjo
është deklarata e kryetarit
socialist, Edi Rama,
gjatë një takimi me ishushtarakë.
Referuar
hetimit të kësaj ngjarjeje
dhe fakteve të reja
që kanë dalë në dritë,
Rama vërejti se përfshirja
e njerëzve të afërt
të Kryeministrit Berisha
në këtë aferë nuk mbulohet
dot me baltën që
i hidhet Bashkisë së
Tiranës. "Faktet që po
dalin përditë nga kanali
i korrupsionit që lidh Kryeministrin
me Gërdecin,
nuk mbulohet dot me
baltën e shpifjeve që
gatuhet në Kryeministri
dhe mbush çdo ditë
ekranet dhe gazetat.
Përfshirja e këshilltarit
politik e shpirtëror të Sali
Berishës, në ndërtimin
e fabrikës së Gërdecit,
nuk mbulohet dot me
baltën e shpifjeve për
Bashkinë e Tiranës",
tha Rama. Kryesocialisti
bëri thirrje që Kryeministri
Berisha të pranojë lidhjet
e tij dhe të njerëzve
të afërt të tij me ngjarjen
e Gërdecit. "Shqipëria
duhet të dëgjojë këtë të
vërtetë nga goja e njeriut
që 4 vjet më parë u votua
për të qeverisur me
duar të pastra. E ky njeri,
Sali Berisha, nuk mund
të përdorë çarçafët e
vjetër të shpifjeve ndaj
Bashkisë së Tiranës, për
të mbuluar trupin e korruptuar
të qeverisë së
Gërdecit", shtoi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›