Holt: Shkrimtarët e romaneve policeskë, filozofë të mëkatit
Oslo ndoshta nuk është parajsë mbi Tokë në këtë kohë. Në prill bën akoma shumë ftohtë. Atmosfera e një dimri të gjatë nuk është larguar ende dhe në mëngjes ka një mjegull dhe një ngricë si në mes të ditëve më të ftohta të dimrit. Megjithatë, për ata që adhurojnë librat dhe letërsinë policeske, Oslo në çdo aspekt të ngroh zemrën. Dihet që banorët e vendit të vogël skandinav janë adhurues të letërsisë dhe sipas statistikave, një norvegjez në katër të tillë lexon një libër çdo ditë, duke i kushtuar leximit rreth 40 minuta në ditë. Më e veçanta në vend është "Paskekrimbok", tradita që çdo vit prej 1923-shit në javën e Pashkëve mbush libraritë me histori të reja kriminale dhe lexues të thekur të këtij lloji letrar mjaft të pëlqyer në vend. Mbi të gjitha mund të ndodhë vetëm këtu që një politikane të shndërrohet në një shkrimtare me 12 bestseller, pasi ka qenë më parë gazetare, police, avokate dhe ministre e Drejtësisë. Ajo e konsideron zanatin e saj aktual më të mirin, sepse e lë të lirë të ndërhyjë në debatin politik dhe i lë kohë që të kujdeset personalisht për të bijën, "duke e çuar në shkollë çdo mëngjes pa qenë nevoja që t‘ia besojë dikujt që i duhet të lërë vetëm fëmijët e tij për t‘u kujdesur për ata të të tjerëve". Anee Holt është një grua 51-vjeçare me 14 libra të publikuar në vend dhe dy në botim e sipër; me katër milionë lexues në 25 gjuhë të ndryshme. Holt është e martuar që nga janari i vitit 2002 me Tine Kjaer, mamaja tjetër e vajzës së tyre të dashur, Johana. Ajo e nisi karrierën e saj në vitin 1993 me publikimin e "Blind gudinne", protagonistja e të cilit është një zyrtare policie lezbike, Hanne Wilhelmsen. Në vitin 1996-1997 ka mbajtur edhe postin e ministres së Drejtësisë norvegjeze, post nga i cili u largua për shkak të probleme me shëndetin. E ndërsa pret të takosh një "monument" kombëtar norvegjez, në takim të paraqitet një grua krejt ndryshe. E qeshur, e dashur, një shkrimtare që i merr shumë seriozisht argumentet e saj, por që di të bëjë edhe shaka mbi imazhin e saj: "E di, kush vjen nga një vend tjetër gjithmonë impresionohet nga biografia. Por shikoni, jemi një vend i vogël dhe kur formohet një kabinet qeveritar është gjithmonë dikush që thotë: kush dëshiron të bëhet ministër i Drejtësisë, le të ngrejë dorën. Atëherë e ngrita unë".
Keni qenë ministre e Drejtësisë dhe Policisë disa vjet më parë, para se të largoheshit për arsye që kishin lidhje me shëndetin. Do ta ribëje?
Jo, mjafton vetëm një herë. Kam mësuar se pushteti nuk qëndron te ligjet, por te paraja. Kështu, një politikan duhet të dijë mbi të gjitha se si qarkullon paraja dhe ministri i Financave thotë gjithmonë fjalën e fundit. Megjithatë, marr pjesë me qejf në debatet politike.
Në një farë mënyre këtë e bën edhe duke shkruar për krime: në romanin tuaj të dytë, që sapo ka dalë në Evropë, një nga viktimat e vrasësit serial, për të cilin hetojnë Johane Vik dhe Yngvar Stubo, është liderja bionde e një partie politike konservatoro-populiste me shenja raciste, që duket tamam si ylli i politikës norvegjeze Siv Jensen?
Racizmi në vendin tonë po rritet me ritme shumë të shpejta. "Më shqetësojnë kaq shumë myslimanë në qarkullim", është një fjali që njerëzve nuk u vjen turp ta thonë çdo darkë. Megjithatë, e konsideroj me nota më politike librin e parafundit "Ajo që meriton", që doli vitin e shkuar në Evropë. Aty, tema kryesore është familja që nuk funksionon, fakti që kemi shkatërruar bërthamën e familjes tradicionale (diçka e mirë, sepse ishte një vend i tmerrshëm për pjesën më të madhe të grave dhe për shumë burra), por edhe sepse nuk kemi ndërtuar një familje post-tradicionale si një vend të mirë për të lindur dhe jetuar. Një familje në dukje e thjeshtë dhe përparimtare është edhe ajo që ndërtoi së bashku Vik dhe Stubo në librin "Nuk duhet të ndodhë". I kishim lënë në planin e pjerrët të një lidhjeje të komplikuar që sapo kishte nisur dhe i gjetëm me një shtëpi, me një fëmijë të porsalindur; vajza problematike e Vikit, paksa të trembur nga ndryshimet dhe Stubos së fortë, i gatshëm për të përballuar dhimbjen për vdekjen e gruas dhe vajzës.
A është e vërtetë se Holt është "përgjigjja norvegjeze" për Larsonin?
Jo, është diçka tjetër. Larson i trajton temat ndryshe, kryesisht
me funde të lumtura, ndërsa unë shkruaj romane policeske, ku në thelb qëndrojnë çështje sociale. Në qendër të romanit të dytë të "Vik dhe Stubo", përdoret mërzia si kërkim i eksperiencave ekstreme, si ajo e vrasësit të tmerrshëm. Duam vetëm të mbrojmë fëmijët nga gjithçka dhe kështu krijojmë njerëz shumë të mërzitshëm, që kundërshtojnë çdo lloj angazhimi "të rrezikshëm", si dalja nga shtëpia, apo nisja e një marrëdhënieje dashurie. Megjithatë, të gatshëm për të rrezikuar në sportet ekstreme me dëshirën e vetme që të ndihen të gjallë. Mendova se emocionet më të mëdha që do të provoheshin për dikë do të ishte vrasja dhe rreziku për t‘u kapur.
Seria e tretë "Vik dhe Stubo", "Zonja Presidente", që sapo ka dalë në SHBA është një komplot ndërkombëtar kundër gruas së parë të zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës në Oslo.
Në librat e tjerë bëhet fjalë për vrasje nga urrejtja.
Në të gjithë librat tuaj gjeni motive nga më të ndryshmet për të vrarë...
Nuk besoj se një autor që shkruan histori kriminale duhet të përsërisë vetveten. Madje, një nga shkrimtaret e mia të preferuara, skocezja Val Dermit, më mërzit paksa me krimet e saj, të gjitha për motive seksuale. Fatkeqësisht nuk mund të vrasësh vetëm për çështje që kanë të bëjnë me seksin, paratë dhe urrejtjen. Për mua, popullariteti i historive kriminale nuk vjen nga motivi, por nga fakti se ngre çështje biblike, si faji, ndëshkimi, mëkati.
Lajmi i fundit mbi ju është se seria e librave "Vik dhe Stubo" do të jetë tema e më shumë se gjashtë filmave të drejtuar nga suedezët, ndërsa një recensues amerikan ka shkruar se i duhej të shpikte "Vik dhe Stubo" me qëllim, sepse heroina e saj e mëparshme, policja arrogante dhe lezbike Hanne Wilhelmsen, nuk ishte e përshtatshme. A është e vërtetë?
Jo, nuk do të thosha kështu. Përkundrazi, krijova "Vik dhe Stubo", sepse ishin histori që doja t‘i shkruaja dhe që nuk ishin të përshtatshme për rolin e Hanne-s. Është e kundërta: kohët e fundit i jam kthyer Hanne-s me librin "1222", një histori krimesh në një hotel të izoluar nga një stuhi bore në mal, ku nuk do të kishte kuptim të përdorja "Vik dhe Stubo". Megjithatë, në librin "Zonja Presidente", të tre takohen duke bashkëpunuar për të zgjidhur misterin. Dua të them se disa personazheve nuk u bën dot dhe nuk u vesh dot ato tipare që do.