E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabrika „made in Delijorgji‰

Firmat në pronësi të Mihal
Delijorgjit kanë arritur të
marrin të drejtën e ndërtimit
të objekteve në Gërdec, marrjen
e municioneve dhe demontimin
e tyre, vetëm me urdhra verbalë.
Shqetësimet e ushtarakëve për
punën e fi rmave private në Gërdec
u janë bërë të ditura titullarëve më
të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes
dhe Shtabit të Përgjithshëm një vit
para tragjedisë. Policia ushtarake,
me shkresa dhe raporte periodike,
lajmëronte Mediun dhe Hoxhën
për keqmenaxhimin e repartit ushtarak
të Gërdecit, ku fi rma TDC,
me pronar Mihal Delijorgjin dhe
aksioner Henris Balliun, vajzën
e Fahri Balliut, anëtar i Këshillit
Kombëtar në Partinë Demokratike,
kryente punime pa asnjë urdhër
dhe duke tjetërsuar repartin. Në
shkresat lajmërohej se po prishen
objekte ushtarake, si godina, lokali
i repartit dhe fusha e futbollit, në të
cilat po ngriheshin baraka, ku më
pas filluan të punonin dhjetëra
civile për demontimin e municioneve.
Sekuestrimi i
dokumenteve
Prokuroria e Përgjithshme ka
sekuestruar dosjen "Gërdeci", me
të gjitha punimet para kalimit të
saj kompanisë MEICO. "Objekti i
këqyrjes është dosje e veçuar me
dokumente dhe materiale që
kanë të bëjnë me shërbimin në
ish-repartin e tankeve në Gërdec,
si dhe me dorëzimin e pronës nr.
126 Gërdec, Vorë, Tiranë. Dosja
është me ngjyrë blu, e lidhur me
spango dhe e vulosur. Në mesin e
dosjes ka të vendosur një etiketë
me ngjyrë të bardhë, ku ka të shkruar
GËRDECI dhe poshtë këtij
shkrimi është shkruar me shkrim
dore ‘sekretaria‘. Pasi u zgjidh dhe
u hap ajo në pjesën e pasme të
kapakut, shohim të ngjitur një
fletë formati A4, ku lexon ‘fletë
inventari‘ e firmosur dhe e vulosur",
thuhet në një procesverbal
të prokurorisë, i cili vazhdon me
shkresat përkatëse. Shkresat janë
për mbylljen e dosjes, informacion
për kalim kapital të pronës, dërgim
dokumentacioni lidhur me objektet
që janë në repart, urdhër për
dorëzimin e pronës, si dhe fakse
të shumta. Në dosje janë edhe
shqetësimet periodike në lidhje
me administrimin e objekteve të
ish-brigadës së tankeve. Në dosje
janë edhe të dhënat që në terren
ka fi lluar punë fi rma "Trans Diging
Contruction". Prokuroria thotë
se do të thërrasë si dëshmitarë
në Gjykatën e Lartë aksionerët e
fi rmave që kanë punuar në Gërdec.
Reagimi i Ina Ramës
Ndërkohë, dje pasdite erdhi
edhe reagimi zyrtar i organit të
akuzës rreth publikimeve se fi rma
e Delijorgjit TDC, ka kryer fi llimin
e punimeve në Gërdec. "Duke u
nisur nga publikimi ditët e fundit
të disa akteve në media, si dhe
komenteve që janë bërë rreth
punës së prokurorisë në ndjekjen
penale, të procedimit penal nr. 3,
të vitit 2008, që lidhet me ngjarjen
e 15 marsit 2008 në Gërdec, Vorë, e
ndjejmë për obligim për të sqaruar
publikun se, në ndjekjen penale
të këtij procedimi, prokuroria ka
realizuar një procedim të drejtë, të
barabartë dhe të rregullt ligjor, duke
angazhuar kapacitetet më të mira
profesionale dhe duke shmangur
çdo përpjekje për ndikim dhe presion
politik", thuhet në njoftimin
e prokurorisë, i cili vazhdon se
prokuroria ka hetuar, analizuar
dhe ngritur akuzë në gjykatë për
çdo fakt kriminal që ka evidentuar
se ka lidhje me këtë ngjarje. "Për sa
bëhet fjalë në media, prokuroria ka
ngritur akuzë në gjykatë në ngarkim
të ish-zyrtarëve të lartë ushtarakë
dhe civilë, të cilët në shkelje të ligjit
dhe në mospërmbushje të detyrës
kanë urdhëruar lejimin e subjekteve
private, që të prishin objekte
në inventarin e pronës në Gërdec,
të kryenin punime për ndërtimin
e strukturës së përkohshme industriale
dhe të administronin
këtë pronë", vazhdon njoftimi,
i cili përfundon se prokuroria i
ka ndërmarrë të gjitha veprimet
procedurale penale të nevojshme,
ndaj pasurive të tëpandehurit Mihal
Delijorgji, sapo është vënë në
dijeni të aseteve, apo përqindjes së
aksioneve të tij në shoqëritë ku ai
është aksioner.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›