E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Mund të kandidoj jashtë Tiranës. FRD është një projekt serioz. AK është kundër rotacionit

edi_rama_1Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën Shqip.

Fillimisht ai ka komentuar çështjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke thënë se Berisha ka zgjedhur rrugën e forcës.

Le ta mbajnë! Le ta mbajnë ashtu siç e kanë dhe le ti bëjnë llogaritë me pasojat që do të kishte çdo kuturisje e KQZ-së për të prekur rezultatin e zgjedhjeve, thotë Rama, duke shtuar se pasojat do jenë përballja e KQZ-së me popullin.

Rama thotë se po reflekton për mundësinë e kandidimit jashtë qarkut të Tiranës, duke thënë se është spekulim lajmi se ai po i shmanget përballjes me Berishën.

Vetëm një arsye në botë nuk ekziston- ajo e mospranisë në Tiranë për çfarëdo shkaku qoftë. Sepse këtu nuk jemi në sistemin mazhoritar, por në një sistem ku pjesë e sipërme e listave janë deputetë automatikisht, kështu që kjo është një broçkull pa lidhje, thekson Rama.

I pyetur për koalicionin me LSI, Rama thotë se beson se do të tejkalohet jo vetëm e shkuara, por edhe mekanizmat e ndryshkur të qeverisjes. Me pak fjalë, mendon se LSI do qeverisë ndryshe në krah të PS-së.

Duke folur për Aleancën Kuq e Zi, Rama thotë se ajo është absolutisht kundër interesave të opozitës dhe kundër rotacionit.

Nga negociatat që kemi bërë, jemi ndjerë vërtet shumë keq përballë kërkesave sa qesharake, aq dhe provokative, thotë Rama.

Kurse Rama vlerëson Frymën e Re Demokratike si një projekt të guximshëm dhe serioz, por thekson se nuk do u duhen numrat e tyre për të qeverisur./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›