E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin të tradhtojnë LSI-në për vendin e punës, kthehen me PD-në

berisha-metaMenjëherë pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeverisës nisi një fshesë e shpejtë në të gjitha institucionet ku përfaqësohej kjo forcë politike.

Edhe vetë kryetari i LSI, Ilir Meta, deklaroi se të larguarit do rikthehen në punë pas 23 qershorit.

Por siç raporton Shqip, fshesa në rrethin e Fierit është ndalur. Dhe kjo jo për shkak se demokratët janë bërë zemërgjerë dhe po u dhimbsen anëtarët e LSI, por sepse këta të fundit kanë nisur të tradhtojnë forcën e tyre politike, duke deklaruar votën pro Partisë Demokratike.

Për të mbajtur vendin e punës, ata janë treguar të gatshëm të ndryshojnë votën. Madje ata kanë pranuar edhe të aderojnë në Partinë Demokratike./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›