Edi Rama: Unë kryeministri në 2009
• Kreu socialist Edi Rama për herë të parë ka pranuar mbrëmë se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i shqiptarëve nëse PS fiton zgjedhjet e vitit 2009.
Këtë deklaratë Rama e bëri gjatë emisionit "5 pyetje nga Babaramo", të gazetarit Ilir Babaramo në "News 24". "Padyshim që kush do jetë kryeministri i Shqipërisë nuk do ta vendosin kulisat dhe tavolinat e politikanëve, por do të jenë qytetarët që do t'ia japin votën dhe unë do di ta lexoj votën e tyre. PS do ketë një program, një ekip dhe një drejtues", u shpreh Rama. Kreu socialist ka shpjeguar se socialistët i kanë të shkruara në dokumentet e tyre se si drejtohet kur fitohen zgjedhjet. Rama u shpreh i sigurt se në zgjedhjet e vitit 2009 socialistët do t'i fitojnë ato. Duke folur për problemet e koalicionit opozitar, Rama ka fajësuar partitë e vogla për bashkëpunim me partitë e djathta, ndërsa i ka cilësuar deklaratat e Ilir Metës të mbushura me mllef dhe pjesë të politikës së vjetër. "Nuk ka një luftë mes meje dhe zotit Meta, por një mllef të zotit Meta ndaj PS dhe për shkak të pozicionit tim në PS. Ky është një aspekt tjetër e historisë bashkëkohore i një njeriu që është miku im, ka qenë aleat për një kohë të gjatë me të cilin kemi bërë beteja të gjata dhe të rëndësishme dhe sot ai është peng i një mllefi tradicional që ka prodhuar kaq rezultate të papëlqyeshme. Ky mllef riprodhon atë çka mllefi i politikës së vjetër ka prodhuar. Nuk ka qenë ajo harmoni e domosdoshme që krijohet mes njerëzve që e gjejnë veten pranë njëri-tjetrit, por ka qenë interesi i klanit të vogël, dhe interesi për pushtet. Uroj ta kuptojë Ilir Meta se kjo nuk është rruga jonë dhe ai ka akoma për të bërë nëse do të ketë sy për të parë dhe kuptuar", tha Rama.