Edi Rama: Topi, mos i firmos “Legalizimet”
• Kryetari i PS-së, Edi Rama, i kërkon Presidentit Topi që të mos firmosë ligjin "Për Legalizimet".
BLEDAR HOTI
Rama ka shfrytëzuar tryezën e rrumbullakët të organizuar nga fondacioni "Qemal Stafa" për çështjen e pronësisë, për t'i bërë thirrje kreut të shtetit për të mos dekretuar ligjin e miratuar pesë ditë më parë në Kuvend, vetëm me 55 vota pro. "Dua ta ftoj Presidentin e Republikës të mos e dekretojë paketën e ndryshimeve absurde me karakter thellësisht politik, me frymëzim tërësisht primitiv, bazuar vetëm e vetëm në nevojën e këtij pushteti për të mbledhur vota, duke manipuluar të gjithë qytetarët e këtij vendi, duke manipuluar edhe vetë ata që janë banorë të zonave informale dhe duke minuar në mënyrën më të papërgjegjshme të ardhmen tonë të përbashkët", deklaroi Rama. Kryesocialisti në fjalën e tij theksoi se, "edhe tragjedia e Gërdecit erdhi si pasojë e politikës jo të drejtë që po ndjek PD-ja me qeverisjen e saj". "Rasti i tragjedisë së Gërdecit është një rast që e implikon drejtpërdrejt edhe në këtë aspekt politikën primitive të kundërshtarëve tanë politikë në aspektin e legalizimeve, të këtij procesi, i cili sot e gjithë ditën është larg së qenit i përfunduar dhe, megjithatë është kthyer jo në një shtysë për të bllokuar prurjen e pafundme të hekurit dhe betonit informal, por në një shtysë për ta nxitur edhe më tutje procesin e ndërtimtarisë pa leje, duke bërë që të krijohen zona të tilla, si ajo zonë fatkeqe", theksoi Rama. Ligji i ri i miratuar në Kuvend shmang krejtësisht pushtetin vendor, ku Rama është kryetar i Bashkisë së Tiranës. Përfaqësuesi i Shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Agim Toro, deklaroi se, "sipas statistikave të Bankës Botërore, nga 90.000 ndërtime pa leje që ishin ndërtuar deri në vitin 2005, shifra e ndërtimeve pa leje ka shkuar në 350.000 në vitin 2007 dhe tani po kap shifrën e 500.000 ndërtimeve pa leje". "Ligji i miratuar po ndryshon në mënyrë që të përfshihen në legalizim edhe ato ndërtime që mendohen të bëhen, por që nuk kanë filluar akoma", theksoi Toro. Ndërsa Artan Shkreli theksoi se, "duhet të abrogohen të gjitha dispozitat ligjore që nuk gjejnë më zbatim prej shumë kohësh, si dhe të hartohen strategjitë rajonale të zhvillimit të territorit dhe zhvillimit territorial".
Tahiri: Rishikim i ligjit
Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit "Qemal Stafa", Saimir Tahiri, deklaroi: "Fakti që maxhoranca aktuale brenda 2 vitesh ka votuar në Parlament një ligj që më pas e ka ndryshuar më shumë se 3 herë duke amenduar pothuajse 70% të thelbit të tij, tregon domosdoshmërinë për të gjetur një zgjidhje përfundimtare nëpërmjet dialogut me të gjitha grupet e interesit".
Lame: Zgjidhja në bllok
Eksperti i PS-së, Artan Lame, deklaroi: "Eksperienca e gjithë këtyre viteve ka bërë të mundur që të paktën në nivelin e teknicienëve, të specialistëve të fushës, të jetë krijuar bindja e patundur se problemet e zhvillimit të territorit dhe në këtë kuadër, ato të informalitetit dhe pronësive, nuk mund të zgjidhen të shkëputur nga njëri-tjetri, por vetëm në një bllok të integruar".