Topi drekë me deputetët e PD
• Pas takimit të një dite më parë me Kryeministrin Berisha, Presidenti Bamir Topi i rikthehet sërish drekave me deputetët demo-kratë.
Por ndryshe nga herët e tjera, kur këto dreka kanë shërbyer si një tregues për të parë mbështetjen që ka kreu i shtetit në PD, këtë herë kanë qenë deputetët ata që e kanë thirrur presidentin për të diskutuar për situatën e fundit politike. Nëntë deputetë demokratë kanë drekuar për rreth dy orë me kreun e shtetit në një prej lokaleve të Mulletit. Ndryshimet e fundit për Kushtetutën, të propozuara nga Arenca Trashani si dhe debati për sistemin zgjedhor, kanë qenë dy prej temave të cilat janë diskutuar me kreun e shtetit. Burimet bëjnë të ditur se, deputetët demokratë, të njohur prej kohësh si mbështetës të Topit, i kanë kërkuar atij më shumë informacion lidhur me debatin e fundit për ndryshimet në Kushtetutë, duke u fokusuar pikërisht në propozimet e deputetes së Shkodrës, për t’i hequr presidentit të drejtën e dekreteve. Bëhet e ditur se kreu i shtetit u është drejtuar deputetëve me fjalët: “Situata nuk është ashtu siç duhet të jetë realisht. Pushteti është më i vështirë për t’u mbajtur se sa për t’u marrë”. Ndërkohë nga ana tjetër, deputetët demokratë “i kanë dhënë fjalën” presidentit, se do të bllokojnë çdo tentativë të segmenteve të ndryshme në PD, të cilat do të prekin kompetencat e kreut të shtetit. Sipas deputetëve që kanë qenë të pranishëm në këtë drekë, bëhet e ditur se ata kanë qenë të prerë në qëndrimin e tyre lidhur me këtë çështje, në një kohë që një gjë e tillë nuk u ishte kërkuar nga vetë Topi. “Ne nuk do të lejojmë miratimin e amendamenteve, të cilat prekin kompetencat e presidentit. Në të njëjtën kohë ne do të mbështesim variantin e parë të PD-së, atë të zgjedhjes së presidentit nga populli”, mësohet të kenë thënë deputetët demokratë në këtë drekë me presidentin. Nga ana e tij, Topi mësohet se i ka falënderuar deputetët për mbështetjen që po i japin atij në këtë debat politik, me partinë në të cilën ka qenë prej disa vjetësh nënkryetar dhe kryetar i grupit parlamentar. Madje, deputetët në drekë janë shprehur se më i rëndësishëm është fati i integrimit të vendit dhe ruajtja e demokracisë, se sa grupet në PD. Të pyetur nëse në këtë drekë është biseduar edhe rreth diskutimit të Presidentit Topi një ditë më parë me Kryeministrin Berisha, deputetët e pranishëm në drekë bëjnë të ditur se presidenti ka qenë i rezervuar në dhënien e detajeve të këtij takimi. Njëkohësisht në këtë drekë nuk është anashkaluar as tragjedia e Gërdecit, e një muaji më parë. Ka qenë pikërisht deputeti Ndriçim Babasi, i cili i ka kërkuar kreut të shtetit, që duke shfrytëzuar të gjitha kompetencat dhe autoritetin e tij, të ndikojë në zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë tragjedi. Burimet bëjnë të ditur se kreu i shtetit ka qenë i prerë në këtë çështje, teksa ka thënë që ekziston vullneti i organit të Prokurorisë për ta çuar atë deri në fund. Sipas Presidentit, ky hetim do të zbardhë gjithçka që ka të bëjë me shpërthimin tragjik të 15 marsit. Dreka e kreut të shtetit me deputetët demokratë vjen vetëm pak ditë pas një debati në distancë të tij me segmente të Partisë Demokratike, lidhur me ndryshimet e fundit që ka paraqitur PD-ja për kufizimin e kompetencave të tij. Ndërkohë të ftuar në këtë drekë kanë qenë edhe deputeti i Shijakut, Osman Metalla dhe Aleksandër Biberaj, të cilët ndodhen jashtë shtetit, kurse Besnik Mustafaj ka munguar për shkak të angazhimeve të shumta që ka pasur.
Drekat e Topit nga
Rradhima tek “Arragosta”
Nuk është hera e parë që Presidenti Bamir Topi drekon me deputetët demokratë, me të cilët deri më 24 korrik ka qenë në të njëjtin krah në karriget e Parlamentit. Sigurisht që dreka më e famshme e tij ka qenë ajo e 30 qershorit të vitit të kaluar, kur Topi ishte me 20 deputetë demokratë në Rradhimë të Vlorës. Kjo drekë vinte pikërisht në momentet më të nxehta të krizës politike në vend, për shkak të dështimit të disa negociatave për zgjedhjen e kreut të shtetit. Dreka duket se dha efektet e veta, kur një ditë pas saj u zyrtarizua kandidatura e Topit si president. Ndërkohë një tjetër drekë, po aq publike dhe me jehonë sa e para, është edhe ajo e 9 janarit, ku kreu i shtetit ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen që gëzon në PD, teksa ka drekuar me më shumë se 24 deputetë demokratë, nga të cilët edhe disa ministra të kabinetit qeveritar “Berisha”.
Deputetët në drekë
Bujar Leskaj
Gazmend Oketa
Sami Gjergji
Dashnor Sula
Gëzim Karapici
Pal Dajçi
Ndriçim Babasi
Sali Shehu
Engjëll Cara
Munguan
Osman Metalla (jashtë shtetit)
Aleksandër Biberaj (jashtë shtetit)
Besnik Mustafaj (i zënë me punë)