Meta: Rama më zhgënjeu që në 2002
• Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një interviste në "Opinion Plus" në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu, tregoi zhgënjimet që ka pasur nga kreu aktual socialist Edi Rama duke nisur që nga viti 2002.
Sipas tij, Rama është i paqëndrueshëm dhe jo i besueshëm. Meta i bëri thirrje të heqë dorë nga marrëveshja me Berishën kundër të majtës dhe për të lënë në pushtet PD.
Kur u zhgënjyet për herë të parë nga Edi Rama?
Si zhgënjim personal dhe i thellë ka qenë në maj 2002, pasi kisha dhënë dorëheqjen si kryeministër, kanë qenë pashkët ortodokse dhe unë kisha planifikuar të shkoja në Korfuz me familjen. Dy ditë para se të nisesha zoti Rama erdhi në shtëpinë ku banoja, me zotin Frangaj, Angjeli dhe ishte i shqetësuar për çështjen e presidentit.
Kandidat kryesor në atë kohë ishte zoti Nano?
Zoti Nano kishte shprehur dëshirën e vet për t'u bërë president. Në një farë mënyre zoti Rama po më kritikonte se po rrija indiferent se do vinte 'ky kafsha' (Berisha). Ajo që më bëri shumë përshtypje ishte insistimi i tij për të ditur se ku është zoti Nano. Unë i thashë se nuk është faji im, kjo punë duhet zgjidh me Nanon, ai të heqë dorë nga kërkesa për president, sepse unë nuk e mbështes dot pasi ka një rezolutë nga Parlamenti Evropian, deklarata e Doris Pack etj., dhe të gjejmë një kandidat tjetër për president. Zoti Rama më tha si mund të bëhet Nano president, kjo është çmenduri. Ai më pyeti se ku është zoti Nano? Anastasi shtoi se, Nano është në Greqi, sepse kishte pësuar një aksident. Merr vesh kur do kthehet nga Greqia që ta takojmë dhe t'i themi që të tërhiqet. Pas dy ditësh unë vajta në Korfuz. Kolegët me të cilët unë isha atje sollën dhe zotin Nano aty. Unë këtë nuk e dija me thënë të drejtën. Duke folur me Nanon, ai më foli se përse unë nuk doja që ai të bëhej president. Unë i thashë Nanos që unë personalisht s'kam asgjë kundër kësaj, por me këto rezoluta që na kanë sjellë evropianët ti nuk njihesh dhe s'do jesh president i ligjshëm.
Biseda ishte vetëm mes jush zoti Meta?
Po ishte një bisedë vetëm mes nesh. Unë i thashë që 'ti s'ke interes të bëhesh një president i paligjshëm. Berisha do të bëjë protesta, sepse ai do luajë me kartën e evropianëve duke të cilësuar ty të paligjshëm dhe do kemi probleme'. Nano më tha se, 'vetëm ti e pengon këtë punë'. Unë i thashë se 'nuk jam vetëm unë kundër kësaj ideje, por është edhe Edi. Kush Ed?', më pyeti Nano? 'Edi Rama', i thashë. 'Çfarë Edi more, ai është më i flakti për mua për president. Edi para tre ditësh ishte tek unë në spital në Greqi dhe më solli lule për punën e gishtave. Edi më tha që ti themi dhe Ilirit që këtë punë ta mbyllim'. Unë këtë punë e mora si blof të zotit Nano, siç i bënte Fatosi ndonjëherë këto. Fola me Edin për këtë gjë, i cili më sqaroi që 'ne e lamë që të ta thoshim kur të kthehej Nano nga Greqia'. Unë, 'se nga ana ime nuk kishte asnjë pengesë për të takuar kë të dojë, Nanon apo ndonjë tjetër, por s'duhet të bësh para meje sikur nuk di gjë'. Që atëherë unë kam pasur një tronditje brenda një raporti personal me Edi Ramën. Ishte një zhgënjim i madh për mua, por nga Edi histori të tilla më vonë dëgjuam shumë. Edhe këtë vit ka shumë histori të ngjashme me këtë.
Pas kësaj historie, ju e mbështetët Ramën edhe për bashkinë në 2003, por dhe në kongresin e 2003..?
Jo në kongresin e dhjetorit të 2003 unë nuk e kam mbështetur atë, unë kam mbështetur Meidanin. Madje, edhe atje Edi na bëri një lojë.
Çfarë loje?
Në kongresin e 2003, kur ai kandidoi dy javë pasi mori teserën e PS. Ajo ishte një lojë e tij për të legjitimuar fitoren e Nanos dhe për të legjitimuar përjashtimin tonë. Sepse dihet që Nano prishi të gjitha rregullat e konkurrimit. Për këtë ne bëmë një takim me zotin Meidani që e mbështesnim. Ne ftuam edhe zotin Rama, ku kërkuam tërheqjen e tyre nga kandidimi, përkohësisht duke kërkuar të imponohen disa rregulla gare që kufizonin mundësinë e Nanos që përmes pushtetit të bënte selektimin e delegatëve nga rrethet sipas dëshirës së tij. Dhe Edi ra dakord, sepse e pranoi se gara nuk mund të zhvillohej në këto kushte, por tha që sot të tërhiqet profesori, unë po tërhiqem nesër. Profesor Meidani bëri deklaratën e tij publike, ku kërkoi kushte të barabarta konkurrimi, kurse Edi nuk u tërhoq as të nesërmen dhe vazhdoi garën, gjë që ishte krejt pa kuptim, duke bërë më pas të hynte dhe Meidani.
Rama në atë kohë ka qenë mbështetësi juaj, zoti Meta?
Për çdo kryeministër zoti Rama ka qenë mbështetës në përgjithësi.
Ç'duhet të bëjë zoti Rama që ju të ktheheni sërish në koalicion?
Zoti Rama duhet të heqë dorë urgjentisht nga kjo lidhje e fëlliqur me Sali Berishën. Lidhja është mëse e qartë, lidhja për sistemin zgjedhor dhe anashkalimit të Komisionit Zgjedhor parlamentar dhe bërjes së amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës për të forcuar pushtetin e Sali Berishës.
Sot ai është kryetar i PS-së, ndërsa ju dhe zoti Nano jeni jashtë Partisë Socialiste..
Nuk më vjen keq, përkundrazi jam shumë i kënaqur që nuk jam pjesë e asamblesë tradhtare socialiste, e cila nuk ka asnjë lidhje me alternativën e majtë, me sakrificën e të socialistëve për 18 vjet, e cila nuk përfaqëson më të majtën, por vetëm interesat tyre.
Duke u përplasur me socialistët, ju po lini me këtë qëndrim Sali Berishën në pushtet?
Po e lenë ata, sepse në vend të insistonin për largimin e Berishës nga tragjedia e gërdecit si kryefajtor i saj, ata insistojnë se do bëjnë kodin me Sali Berishën, do bëjnë ndryshimet kushtetuese me të dhe duan që Shqipëria të ketë dy Sali Berisha.
Kjo nuk dëmton të majtën..?
E para ata nuk përfaqësojnë të majtën, duke përfshirë dhe zotin Rama me atë që po bëjnë. Ata përfaqësojnë interesat e tyre të një klani të tyre. Jam i bindur se edhe anëtarët e vërtetë të PS-së do të bashkohen me logjikën tonë. Askush nuk ka më iluzione që lidershipi i PS-së s'ka më lidhje me socialistët dhe të majtët që është peng i Sali Berishës. Të jeni të sigurt që për një vit asambleja socialiste do votojë vetëm për veten e vet. Këtë do ta verifikojmë me kohë.
Zoti Meta ju u shprehët se, zoti Rama është peng i Berishës..?
Që pas heqjes së prokurorit të Përgjithshëm ne kemi një devijim të Edi Ramës nga marrëveshja me partitë opozitare dhe iu afrua Berishës. Iku prokurori, iku dhe Edi. E gjithë kjo marrëveshje e Edi Ramës me Berishën nuk është në favor të dy partive, por në favor të dy individëve. Fiton Rama dhe Berisha. Edhe deputetët në të ardhmen do të jenë rrogëtarë ose skllevër të këtyre dy kryetarëve.