E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama bën sikur...

16-02-2012 / Gazeta 55

Edi Rama duket sikur është për emergjencë në Librazhd e gjetkë, por në fakt është atje në fushatë elektorale, bashkë me furgonin e tij personal. Ai po luan rolin e kasandrës që veç shpall katastrofa, ndërkohë që s’ofron asnjë transparencë, nëse financat e kryebashkiakëve Peleshi, Shkëmbi e Sejdini po shkojnë për zonat e bllokuara, apo po rrjedhin tek arkat klandestine të klanit të tij politik

Edi Rama, si babagjyshi i vonuar i Vitit të Ri, kishte marrë një fugon me qira dje dhe shkoi në dy fshatra të Komunës Rajcë në rrethin e Librazhdit. Të gjithë dëgjuam që ai shpërndau “ndihma ushqimore dhe medikamente për fshatrat Skënderbe dhe Bardhaj të komunës Rrajcë”, por askush nuk dëgjoi ndonjë shifër…, se ç’sasi ndihmash shpërndau për rreth 500 – 600 banorët e këtyre dy fshatrave, përveçse u mësua për një fugon që shoqëronte Edi Ramën, por që nuk dihet me se e kishin mundur ta mbushnin, Niko Peleshi, Qazim Sejdini e Artan Shkëmbi.
Në kujtesën e gjithsecilit prej nesh, kanë mbetur ende të skalitura disa pamje filmike, kur, bie fjala, në kohën e përmbytjeve në Shkodër, Ilir Beqja çonte disa bidonë me ujë si ndihmë. Paksa ironike kjo që në mes të ujit të kesh nevojë për bidonë uji. Po hajt mo. Të paktën atëherë, u dërguan disa bidonë me ujë në “logon” PS, pavarësisht se çfarë u tha.
Po, për dje, na mungojnë pamjet filmike të dërgimit të bidonëve të mundshëm me ujë, si ndihmë për zonat e bllokuara në Librazhd. Dhe për deri sa na mungojnë këto, pse të mos tregohemi dyshues, që në kushtet e mungesës së një transparence të mundshme, të vëmë në dyshim, se me se e kishin mundur ta mbushnin, Niko Peleshi, Qazim Sejdini e Artan Shkëmbi, fugonin që shoqëronte dje Edi Ramën.
Ndërsa kjo është pjesa më minimale e transparencës, njëherazi është edhe pjesa më e parëndësishme për Edi Ramën. Sepse ai nuk shkoi për të shpërndarë ndihma…
Edi Rama, bën sikur, apo duket sikur ishte për emergjencë dje në Librazhd, e gjetkë sot, por realisht është në fushatë elektorale. Për këtë edhe zgjodhi, jo rastësisht, një komunë të drejtuar nga një kryetar komune, që përfaqëson opozitën.
Duke i bërë një “nder” të madh Taulant Ballës, i cili nga dje ka të gjitha mundësitë të “krenohet” pse çoi në Skënderbe e në Bardhaj, Edi Ramën, ai (Edi Rama) nga ana tjetër, detyron Erion Braçen që ndihmat e mundshme të mbledhura prej tij me niko Peleshin në Korçë, “t’ia delegojë” për shpërndarje Taulant Ballës në Rajcë.
Ndërkohë, Edi Rama ka edhe mundësinë vetë, që ndërsa “i fërkon kokën” Taulant Ballës, për shpërndarjen e ndihmave të mbledhura nga Erion Braçe, të vazhdojë të luajë ende rolin e kasandrës që veç shpall katastrofa. Përpos kësaj loje të dyfishtë, ndërkohë me këmbëngulje, Eid Rama vazhdon të mos ofrojë asnjë transparencë, nëse financat e Niko Peleshit, Qazim Sejdinit e Artan Shkëmbit, do të shkojnë për zonat e bllokuara, apo për arkat klandestine të klanit të tij politik...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›