E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama bleu kreun e degës së LSI duke i premtuar t’i mbaronte katin e dytë të shtëpisë”

Kreu i LSI-së komenton edhe disa largime nga partia e tij

TIRANE - Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka prezantuar dje pasdite para anëtarëve dhe simpatizantë të kësaj force politike kandidatët për deputetë në qytetin
e Shkodrës. Ai ka reaguar edhe ndaj largimit të drejtuesit të LSI-së në njësinë nr 2
në Tiranë, Ramadan Buci. Sipas Metës, Buci është një i afërt i deputetit socialist Sadri Abazi dhe është blerë në këmbim të një favori qesharak nga ana e kryebashkiakut Edi Rama. “Po dje ndoshta e keni parë se unë s’e pashë, një derdimen nga Lapraka, i cili lajmëronte po te ky televizion i cili do përfundojë si kanoçe pas 28 qershorit bashkë me Gani Bobin dhe bashkë me Gabi Zgobin se LSI ishte shkrirë në Laprakë. E kush e thoshte? Një derdimen, të cilit kushëriri i tij Sadria, deputeti i kryebashkiakut i kishte premtuar se do t’i mbaronte edhe katin e dytë të shtëpisë. Sa turp për Edi Ramën të cilin ne socialistët e morën nga Franca e bëmë ministër, e bënë kryetar bashkie”, tha dje Meta.
Po dje Meta ka shpërndarë teserat për 500 anëtarët e rinj të LSI-së në Shkodër.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›