E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjo, mazhoranca më e suksesshme në realizimin e reformave

PLL mbledh strukturat drejtuese në rrethin e Librazhdit

TIRANE - Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu, gjatë një takimi me strukturat drejtuese të kësaj partie në rrethin e Librazhdit, në Qarkun e Elbasanit, ka theksuar se në këtë qark paraqiten mundësi reale për sigurimin e një mandati parlamentar në emër të PLL-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kryetari i PLL, Ekrem Spahiu, zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të PLL në rrethin e Librazhdit, ku diskutoi me to për përgatitjet paraprake dhe masat e mëtejshme për një konkurrim dinjitoz në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Ai theksoi se “për vetë përkrahjen që gëzon Legaliteti dhe veçoritë e Kodit Zgjedhor, ku nga qarku i Elbasanit do të dalin 14 deputetë, në këtë qark paraqiten mundësi reale për sigurimin e një mandati parlamentar në emër të PLL në zgjedhjet  parlamentare”.
Duke folur për bashkëpunimin e mirë që ekziston ndërmjet PLL dhe Partisë Demokratike, bashkëpunim ky që në zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2007 në rrethin e Librazhdit u materializua me një kryetar komune në emër të PLL, Spahiu theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të mandatit qeverisës të kësaj mazhorance, sepse sipas tij, “kjo është mazhoranca më e suksesshme në realizimin e reformave dhe përmbushjen e premtimeve”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›