E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta sfidon Edi Ramën, e fton në një debat publik në televizion

Ish-kryeministri akuzon rivalin e vet në të majtë se nuk po çlirohet dot nga urrejtja e shfrenuar ndaj rrugës Durrës-Kukës dhe po u hiqet shqiptarëve si një hipokrit i pashembullt, kur bën si i persekutuar, edhe pse është pinjoll i nomenklaturës komuniste

TIRANE – Kreu i LSI-së Ilir Meta ka denoncuar dje kreun e PS-së Edi Ramën si një politikan antikombëtar që ka përçarë të majtën dhe që urren me shpirt rrugën që bashkon shqiptarët Durrës-Kukës-Prishtinë.
Sulmet e Edi ndaj Ilir Metës, u bënë gjatë prezantimit të dy kandidaturave të LSI-së, për deputetë në Shkodër, Sokol Axhemi dhe Seit Fishta.
“Më ka bërë përshtypje diçka që një televizion për fat të keq dikur shumë i dashur  nuk e dha kronikën e vizitës në rrugën Durrës-Kukës të katër ministrave të Kosovës të drejtuar nga heroi i UÇK-së që është ministër i Transportit Fatmir Limaj. Sepse dikujt kjo rrugë i vret syrin dhe shpirtin. Ky është Edi Rama, një njeri i cili ka përçarë partinë e tij, një njeri i cili nuk ka asnjë respekt për traditat tonë kombëtare, një njeri i cili urren rrugën më të rëndësishme që do të lidh shqiptarët vetëm për një arsye se ai nuk ka asnjë lloj kontributi në atë vepër të rëndësishme. Ajo rrugë është shpresë për bashkimin e gjithë shqiptarëve, ndaj dua të mos merrem shumë me të, se ai nuk ka asnjë lloj stature për të marrë kohën tonë, po meqenëse ka kapur dhe ka blerë shuam nga televizionet që manipulojnë opinionin publik, unë e ftoj që t’i thotë zëdhënëses së tij në bashki që ajo t’i thotë burrit
të saj që të dalim në një debat televiziv dhe të marri kë të dojë me vete. Që të gjithë shqiptarët të kuptojnë se kush e  ka përçarë dhe e do të përçarë të majtën, për të hir të
një pushteti të korruptuar”,u shpreh dje nga Shkodra kreu i LSI-së.
Sipas Metës, kryesocialisti “në vend të kërkojë falje për firmat që ka hedhur, daja e tij anëtarë i byrosë politike dhe babai i tij anëtari i komitetit qendror dhe presidiumit të kuvendit popullor për ekzekutimin e shumë artistëve e shumë shqiptarëve, bën si i persekutuar nga regjimi komunist. Është po ky hipokrit i pashembullt, i cili bën sikur i qan zemra për të majtën por që e ka përçarë të majtën për ambiciet e tij për para, dhe për pushtet. Që vjen dhe bën sikur qan kur takon veteranët por që nuk u ka kërkuar falje akoma që në librin e tij ‘Refleksione’, e cilëson LANÇ si luftë civile dhe kërkonte nxjerrjet e jashtë ligjit të partisë socialiste, dhe ai po e nxjerr nga ligji partinë socialiste   se i ka shuar të gjitha vlerat e saj pozitive, i ka hequr edhe flamurin dhe e ka zëvendësuar me ato xhufkat e ylberit”, përfundoi ai

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›