E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama deklaron se i ka harxhuar me protesta, lekët e dekorimit të Tiranës për festat e fundvitit”

Denoncon deputeti Gerti Bogdani, Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka dalë sot në një konferencë për shtyp, duke e cilësuar si një qëndrim skizoid, vendimin e bashkisë së Tiranës për të mos e dekoruar kryeqytetin me dekorin që ai meriton për festat e fundvitit.
“Edvin Kristaq Rama, njeriu që i mohoi fëmijës së tij kafshatën e gojës dhe atësinë për nëntë vite me radhë, kryetari i bashkisë që shpërndahu plehra në kryeqytetin e vendet, deklaroi dje se nuk ka ndërmend të zbukuroje qytetin dhe lëshoi mashtrimin e radhës se kjo ndodh për shkak të mungesës së fondeve. Si deputet i qytetit të Tiranës, informoj qytetarët e kryeqytetit se ky qëndrim skizoid, do ta cilësonim, i kryetarit të bashkisë nuk ka asnjë lidhje me mungesën e fondeve, sepse nga buxheti vjetor për vitin 2009 prej 5.2 miliardë lekësh, deri më datën 30 nëntor, bashkia e Tiranes ka realizuar vetëm 2.8 miliardë lekë apo 55 për qind (nga këto 45 për qind investimet, 80 për qind pagat, 70 për qind korrentet, deri në 30 nëntor, sipas drejtorisë së buxhetit) të buxhetit dhe janë të pa realizuara 45 për qind të tjera apo 2.4 miliardë lekë”, deklaroi Bogdani.
Deputeti Gerti Bogdani ka përdorur ironinë për të treguar se ku është katandisur bashkia e Tiranës, e cila më në fund, vetëm pak ditë para Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, kishte vendosur të përdorte dekorin e vjetër për kryeqytetin, vendim që të paktën është pak më mirë sesa ta lësh atë nën pushtetin e zezonës që ka braktisur zemrën e kryebashkiakut.
“Edvin Kristaq Rama, për të cilin vlerat e familjes nuk ekzistojnë, nuk mund të ketë ndjenja për fëmijët e qytetarëve të Tiranës, ndaj dhe në vend të zbukurojë qytetin, gënjen duke thënë se nuk e zbukuron dot për mungese fondesh.
Megjithatë, na vjen mirë nga fakti, që bashkia e Tiranës të paktën ka filluar të përdorë zbukurimet e vjetra dhe ka filluar të vendosë pemën e vjetruar të Vitit të Ri, pas deklaratës sonë për zbukurimin e qytetit me rastin e festave, të cilës i qëndrojmë deri në fund”, përfundoi Gerti Bogdani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›